Presidentja Osmani dekoron ekipin kombëtar të Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave
Vetëm pak orë pas humbjes në finalen e play-off përballë Turqisë, kombëtarja e futbollit e Kosovës është “ngushëlluar” nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka vlerësuar Franco Foda-n dhe të besuarit e tij me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Rrugëtimi i Kosovës në fushatën e eliminatoreve të Botërorit 2026 ishte mbresëlënës pasi ishte vetëm 90’ larg sigurimit të kualifikimit historik.
Në këtë takim morën pjesë figura kyçe të futbollit kosovar, përfshirë kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Presidentja Osmani argumentoi vlerësimin e saj duke thënë se Kombëtarja ka qenë burim krenarie për qytetarët, duke sjellë emocione të mëdha dhe duke dëshmuar përkushtim e sakrificë në çdo ndeshje.
The post Presidentja Osmani dekoron ekipin kombëtar të Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.