Zgjedhjet lokale 2015

Prezantohen kandidatët e LSI për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Fierit, Petrit Vasili dhe Robert Bitri, kanë prezantuar kandidatët e LSI-së për anëtarë të këshillit bashkiak të Lushnjes. Të pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Fier, Armando Subashi.

Në fjalën e tij, Vasili theksoi fitorja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” më 21 qershor është e siguruar dhe sipas çdo shqetësim tashmë lidhet me shpejtësinë e realizimit të projekteve duke filluar që nga 22 qershori.

“Sot jemi këtu shumë të motivuar për të arritur një fitore të madhe. Sot jemi të bindur se po përgatisim 22 qershorin pasi 21 qershorin e kemi fituar. Sot jemi këtu që projektin, që shpalosi Fatos Tushe ta vënë në punë pas 21 qershorit. Ne jemi të preokupuar për shpejtësinë e projekteve që do të implementojë Tushe, pasi nuk kemi asnjë dilemë për fitoren. Fatos Tushe është personi i duhur për Lushnjën”,  tha Vasili.

Ai deklaroi se programi i mazhorancës dhe i Fatos Tushe si kandidati për kryetar bashkie në Lushnjë i jep përgjigje të gjitha problematikave që shqetësojnë qytetarët lushnjarë si bujqësia, punësimi, shërbimet etj.

Lushnja (3)“Ne sot kemi shumë më shumë përgjigje për t’i dhënë qytetarëve të Lushnjës. Kemi përgjigje për bujqësinë. Fatos Tushe ka bërë publik një program me përgjigjet e tij për bujqësinë. Ne kemi sot një program që është një përgjigje shumë e mirë për të rinjtë. Ne jemi të bindur që të gjitha problematikave do t’i japim përgjigje sepse qeveria qendrore dhe ajo vendore këtu në Lushnjë janë bashkë dhe mendojnë njëlloj. Ne jemi sot më të bindur se sa dje që ajo që kemi bërë me ndarjen e re administrativo-territoriale ishte ajo që duhej bërë prej kohësh. Dhe vetëm një mazhorancë e jashtëzakonshme si kjo që doli pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 mundi ta bënte dhe sot Fatos Tushe ka instrumentin e duhur për ta kthyer në një realitet zhvillimin. Ne jemi këtu shumë të bindur secili prej jush këtu në sallë është vlerë më vetë dhe të gjithë së bashku jemi vlerë e jashtëzakonshme. Kjo modesti për të dashur dhe për të vlerësuar punën, mundin, atë që ju bëni në fushatë e cila siguron fitoren e madhe, kjo modesti do të na shoqërojë edhe pas 22 qershorit që ne do të fillojmë të realizojmë premtimet tona pasi ne kemi premtuar vetëm gjëra që do t’i realizojmë”, vijoi kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Duke përfunduar Vasili u shpreh se “Aleanca për Shqipërinë Evropiane vjen në këto zgjedhje me alternativave konkrete ndërkohë që përballë nuk ka asnjë projekt për zhvillimin e komuniteteve në baskitë e vendit.

Lushnja (2)“Unë jam i bindur se për herë të parë në këto zgjedhje, me këtë ndarje të re territoriale, me këta kandidatë, me këto gra, burra, të rinj dhe të reja, të gjithë së bashku ne do të realizojmë të gjitha ato objektiva që aspirojmë. Sot është dita për t’i bërë realitet. Unë jam i bindur se fitorja ka për të qenë një motiv më shumë për të punuar. Ne e duam fitoren vetëm për punë. Ne jemi alternativa përballë asgjësë. Kundërshtarët tanë nuk ofrojnë asgjë. Ne konkurrojmë me veten pasi kundërshtarët tanë nuk kanë alternativë. Prandaj ne do të fitojmë edhe për t’i dhënë një mësim dhe për të përmirësuar kundërshtarët tanë. Këto kohë ne kemi dëgjuar lajthitje elektorale. Kemi dëgjuar një kryetar të opozitës i cili flet për taksa, për energji elektrike e gjëra të tjera si këto. Ndërkohë që ne nuk votojmë për Parlamentin, ne do të votojmë për Këshillin Bashkiak, për  Fatos Tushen, të cilët të gjithë së bashku do t‘i japin zhvillimin që meriton Lushnja. Ne nuk do t’i bëjmë shërbim këtyre pallavrave, por do t’i bëjmë shërbim programit që Fatos Tushe paraqiti në shesh dhe ku çdo problem mori përgjigje”,  përfundoi Vasili

Lushnja (1)Ndërkohë që deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun Fier, Robert Bitri, është shprehur në fjalën e tij gjatë këtij takimi se “Kur shikon sallën e mbushur plot, ky takim merr vlerë akoma edhe më të mëdha. Ne sot kemi ardhur këtu për të prezantuar dy përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Njëri është kryetari i ardhshëm i bashkisë pas 21 qershorit, Fatos Tushe. Së dyti, janë kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për këshillin bashkiak të Lushnjes. Kjo bashki, pas ndarjes së re administrativo-territoriale do të jetë një institucion më i mirë, do të jetë një institucion që do t’i plotësojë më mirë nevojat e popullit. Prandaj, edhe qeveria jonë, e kryesuar nga Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ranë dakord që të jetë Fatos Tushe kandidati për kryetar bashkie në këtë qytet. Ky inxhinier lushnjar ka treguar një dinjitet, personalitet, ndershmëri dhe që ka treguar se falë mbështetjes që do të marrë edhe nga qeveria, do të bëjë mrekulli për qytetin e Lushnjes. Ky qytet ka nevojë për njerëz të tillë kurajoz, gjë që e plotëson mjaft mirë Fatos Tushe. Prandaj, në zgjedhjet e 21 Qershorit mos harroni të votoni Fatos Tushen dhe numrin 47”, – ka përfunduar në fjalën e tij deputeti i LSI, Fier, Bitri.

Ndërkohë, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Lushnje, Fatos Tushe, është shprehur tepër i emocionuar gjatë fjalës së tij në këtë takim. Sipas tij, Lushnja është përballuar me një sërë problematikash ndër vite, të cilat ose nuk kanë marrë zgjidhje ose ajo zgjidhje që është dhënë, ka qenë e përkohshme.

“Koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’ është një koalicion i gjerë. Reformat e thella të ndërmarra nga mazhoranca, në këto dy vite të para të qeverisjes, kanë hapur rrugën e zhvillimit të Shqipërisë për të kërkuar hapjen e negociatave për në BE. Kjo rrugë nuk do të jetë e mundur nëse nuk do të realizohet me sukses reforma administrativo-territoriale. Programi për zhvillim të qëndrueshëm që unë kam paraqitur përpara jush dhe rrugët e zhvillimit të bashkisë së re, janë premtimi që unë bëj sot këtu përpara jush për të punuar me përkushtim për Lushnjen tonë, sigurisht duke punuar bashkë me ju”, është shprehur ndër të tjera në falën e tij, kandidati Tushe, i cili ka premtuar gjithashtu më shumë investime në bujqësi dhe infrastrukturë, për të krijuar kushte të favorshme në zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit e të të ardhurave për të gjithë banorët e Lushnjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button