☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,568 ▲0.6%
DOW 46,573 ▲0.5%
NASDAQ 21,798 ▲0.96%
NAFTA 99.82 ▼1.54%
ARI 4,784 ▲2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,060 ▲ +0.36% ETH $2,129 ▲ +1.4% XRP $1.3471 ▲ +0.56% SOL $83.6700 ▲ +0.94%
S&P 500 6,568 ▲0.6 % DOW 46,573 ▲0.5 % NASDAQ 21,798 ▲0.96 % NAFTA 99.82 ▼1.54 % ARI 4,784 ▲2.25 % S&P 500 6,568 ▲0.6 % DOW 46,573 ▲0.5 % NASDAQ 21,798 ▲0.96 % NAFTA 99.82 ▼1.54 % ARI 4,784 ▲2.25 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Prodi: Greqia nuk duhet të bëhet Sarajeva e Bashkimit Evropian

ProdiOnuÇfarëdo lloj përfundimi që të ketë referendumi, dëmi i një daljeje të Greqisë nga zona euro do të jetë shumë i madh, deklaroi në një intervistë për gazetën ”La Repubblica”, ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi.

”Nëse e gjithë bota, nga Obama te kinezët, vazhdon të përsërisë se duhet gjetur një zgjidhje, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një ide të shpërndarë gjithandej të një katastrofe që duhet mënjanuar me çdo kusht”, theksoi ai.

”Athina nuk do ta fundosë euron nëse nuk gjendet një zgjidhje. Por, rreziku është real. Pikërisht se kriza është kaq e vogël, një dështim do të ishte i turpshëm”, tha Prodi. ”Një institucion që nuk arrin të qeverisë një problem kaq të vogël si Greqia, çfarë besimi mund t’i japësh për një problem më të madh”, pyet Prodi.

”Dalja e Greqisë nga eurozona nuk do të jetë më shumë një problem ekonomik sesa një plagosje e besueshmërisë politike të Evropës. E shoh të mundur një kompromis. Dua të shoh sesi Merkel, Juncker apo Lagarde mund të marrin përgjegjësinë për ta lënë Greqinë jashtë euros. Irracionaliteti i historisë është përherë një kurth. Edhe Lufta I Botërore shpërtheu nga një incident i vogël. Por, dua të shpresoj që Athina të mos shndërrohet në Sarajevën tonë”, thekson për gazetën ”La Repubblica”, ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.