Politika

PROFIL / Kush janë dy ministrat e rinj të kabinetit “Rama”

Dy vite pas krijimit të kabinetit, Edi Rama bën ndryshimet e para në radhët e socialistëve në qeveri, ndërsa LSI ndryshoi më herët ministrin e Drejtësisë.

Ministri i ri i Financave do të jetë Arben Ahmetaj, i cili deri më tani mbante postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Po kush është ministri i ri i Financave?

Ai ka kryer disa specializime ndërkombëtare. Ka kryer në vitin 1996, Master për Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Patterson, Universi­teti i Kentucky, SHBA.

Arben Ahmetaj është ndër ministrat që ka marr vlerësimet më pozitive në raportet ndërkombëtare. Agjencia prestigjioze e vlerësimit me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Standard & Poor’s” vetëm pak ditë deklaroi se ekonomia e Shqipërisë kalon nga e qëndrueshme, në pozitive.

Vetë Ahmetaj e vlerësoi këtë si një tregues të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Ndërkohë, pasardhëse e Ahmetaj tek Ministria e Ekonomisë është Milva Ekonomi, e cila deri më tani mbante postin e zv/ministres së Shëndetësisë.

Por kush është zonja që hyn në kabinetin Rama?

MIlva Ekonomi, ministre e Ekonomisë
MIlva Ekonomi, ministre e Ekonomisë

Milva Ekonomit i është besuar një nga dikasteret më të rëndësishme, ai i Ekonomisë.

Milva Ekonomi nuk është një emër i panjohur për publikun.

Ajo mbahet mend si drejtoresha e Institutit të Statistikave pasi e drejtoi për mbi 10 vjet këtë institucion të rëndësishëm deri në vitin 2005.

Më pas Ekonomi punoi në Kosovë dhe u kthye me post pas marrjes së qeverisë nga e majta në 2013-ën. Këto dy vitet e fundit, Milva Ekonomi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button