☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.26 ▲4.11%
ARI 5,012 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,110 ▲ +0.73% ETH $2,327 ▲ +2.46% XRP $1.5101 ▲ +2.69% SOL $93.7200 ▼ -0.02%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.26 ▲4.11 % ARI 5,012 ▲0.2 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.26 ▲4.11 % ARI 5,012 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Programi i qeverisë “Rama 2″/ Sa rriten pagat e pensionet, kush preket nga ndryshimi i taksave

Politika fiskale e qeverisë do të lehtësojë barrën e taksave për dy shtresat më të pasura të popullsisë, biznesin e madh dhe pagat mbi 130 mijë lekë në muaj. Prezantimi i planit të taksave kishte të qartë vetëm dy ndryshime. I pari ulja e taksimit të rrogës së biznesmenëve, dividendit, nga 15 % në 6 %.

Dhe ulja e tatimit mbi pagën, për fashën e fundit, nga 23 % në 18 %. Nga këto ndryshime përjashtohet pjesa dërrmuese e rrogëtarëve dhe e qytetarëve. Një politikë fiskale që duket se është nxitur nga parimi i ndarjes së fitimeve dhe i lehtësimit të profesionistëve.

Por, sikundër në vitin e parë të mandatit, edhe ndryshimi i fundit fiskal, i dividendit dhe tatimit mbi pagën, sërish është disproporcional. Në vitin 2014, qeveria e majtë vendosi të rrisë në 23 % taksimin mbi pagat mbi 130 mijë lekë, ndërkohë që taksonte vetëm 10 % dividendin, ose pagën e biznesmenëve të mëdhenj.

Tentativa e vitit 2015 ishte jo korrigjim i taksës mbi pagën, por rritja e dividendit në 15 %. Pra taksonte më shumë formimin dhe talentin e të punësuarve, sesa fitimin e biznesmenëve.

Edhe me korrigjimin i ri, është sërish në disavantazh të talentit dhe arsimimit të kualifikuar. Ulja e dividendit nga 15 në 6 për qind është qartësisht më e madhe sesa ulja e tatimit për pagat e larta, nga 23 % në 18 %. Sinjali që do të përçojë qeveria me taksat është i qartë. Shtresat që favorizohen, ose për të cilat qeveria është e preokupuar janë bizneset VIP. Është koha për ndarjen e fitimeve.

Ndërsa të shkolluarit dhe të talentuarit duhet të paguajnë 3 herë më shumë për “fitimin” mujor nga puna e tyre. Dhe përfituesit, numerikisht, janë shumë pak. Me paga mbi 130 mijë lekë ka rreth 12 mijë të punësuar, ndërsa bizneset që ndajnë dividend janë një grimcë nga rreth 100 mijë biznese që ka Shqipëria.

PAGAT DHE PENSIONET

Kryeministri dje nuk dha shifra të detajuara sa do të rriten pagat dhe pensionet, por ishte i qartë në politikën që do të ndiqet për rritjen e tyre. Rama premtoi se pensionet do të rriten çdo vit, por pa parashikuar një shifër se sa.

Ndërkohë që në prezantimin e premtimeve elektorale, PS thekonte se pensionistët do të përfitojnë një bonus vjetor nga 7 deri në 10 mijë lekë në vit. Ligji i pensioneve e pengon qeverinë të rrisë masën e pensionit, sikundër e detyron atë të indeksojë pensionet çdo vit, sipas rritjes së inflacionit.

Qeveria e majtë përdori një skemë tjetër, atë të shpërblimeve për çdo pensionit, kryesisht në festat e fundvitit. Premtimi për këtë mandat është një shpërblim me 7 deri në 10 mijë lekë çdo vit. Pagat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve ishin më të qarta. Rama theksoi se prioritet do të jetë vazhdimi i mbështetjes ndaj mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, duke e konsideruar rritjen e pagave deri në 40 për qind. Nga ana tjetër, mjekët do të jenë më të privilegjuarit.

“Brenda mandatit po punojmë për një skemë të re financimi për të nxitur mjekët specialistë që të punojnë pranë spitaleve rajonale apo bashkiake jashtë Tiranës. Po diskutohet që t’u ofrohen rroga të përafërta me Italinë”, theksoi dje Rama. Nga ana tjetër, Rama u ndal edhe te punësimi. Sipas tij, programi i ri i investimeve prej 1 miliardë USD, në bashkëpunim me sektorin privat, do të sjellë rritje të të punësuarve. Kryeministri theksoi se përgjatë 4-vjeçarit të ardhshëm do të mundësohet rritja ekonomike në nivelin mbi 5%, krijimi i 220 mijë vendeve të reja të punës, ulja e borxhit publik nën nivelin 60%, vijimi i rritjes së pagave dhe pensioneve, reduktimi i nivelit të varfërisë e reforma tërësore në sistemin e ujit të pijshëm./panorama

1 Koment

  • shqip 19 September 2017, 11:26

    Rama nuk foli per vjedhjet ne administraten e shtetit

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.