Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 88.50 ▲0.42%
ARI 4,841 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,547 ▲ +0.46% ETH $2,335 ▼ -0.03% XRP $1.4079 ▲ +3.3% SOL $85.0500 ▲ +1.76%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 88.50 ▲0.42 % ARI 4,841 ▲0.35 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 88.50 ▲0.42 % ARI 4,841 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Politika

Projektrezoluta e BE, Bushati: U vlerësua progresi për reformën në drejtësi

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me projekt rezolutën për Shqipërinë, diskutimet për të cilin kanë nisur në Komisionin e Jashtëm të Bashkimit Europian.

Bushati tha se rekomandimet e paraqitura meritojnë një trajtim të kujdesshëm, “pasi secili prej tyre synon përmirësimin e të ardhmes së qytetarëve tanë”.

Ajo që thuhet qartësisht në projekt-rezolutë, është çka kemi përsëritur vijimësisht pas marrjes së dritës së rekomandimit nga Komisioni për hapjen e negociatave: progresi në reformën në drejtësi, veçanërisht zbatimi i ligjit të vettingut është thelbësor për uljen në tryezën e bisedimeve të anëtarësimit. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara gjatë këtij viti. Rekomandimet e paraqitura në këtë projekt-rezolutë meritojnë trajtim të kujdesshëm, pasi secili prej tyre synon përmirësimin e të ardhmes së qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratën e ministrit Bushati.

Shefi i diplomacisë shqiptare thotë se është trajtuar pozitivisht politika e jashtme në këtë rezolutë, ku vlerësohet dinamizmi konstruktiv, kontributi në bashkëpunimin rajonal dhe qëndrimi i konsoliduar sa i përket linjëzimit të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Presim miratimin e rezolutës në seancën plenare në Strasburg në 15 shkurt, me bindjen se ajo do të gjejë përsëri një mbështetje të gjerë ndërmjet të gjithë anëtarëve të Parlamentit Europian”, përfundon Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.