Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
Njollat e gjakut në objektet e gjetura nga ish-rezidenca e këngëtarit D4vd në Los Angeles dyshohey se janë të 14-vjeçares, Celeste Rivas Hernandez. Trupi i dekompozuar i së cilës u gjet në makinën e këngëtarit vjeshtën e kaluar.
Prokurorët thonë se D4vd e goditi për vdekje 14-vjeçaren vitin e kaluar për ta penguar atë të zbulonte natyrën seksuale të marrëdhënies së tyre, mes rritjes së profilit të tij në botën e muzikës.
Një seancë paraprake dëgjimore ka filluar këtë javë për të përcaktuar nëse ka arsye të besueshme që ai të dalë në gjyq për akuzat e vrasjes së shkallës së parë, “akteve të turpshme dhe epshore” me një fëmijë nën 14 vjeç dhe gjymtimit të mbetjeve njerëzore.
Shteti po shpjegon teorinë e tij rreth rrethanave të vdekjes së Rivas Hernandez, duke paraqitur prova në fillim të javës se gjurmë të mundshme gjaku u zbuluan në zonat e adresës së Burke në Hollywood Hills dhe në Tesla.
Avokati mbrojtës Blair Berk mori në pyetje Lauren Wallace, një tjetër kriminaliste për departamentin e policisë së Los Angeles, të enjten rreth arsyes pse disa sende, përfshirë sharrët me zinxhir të vendosura në garazhin e muzikantit, nuk u testuan.
Të mërkurën, Sean Buenrostro, një oficer i patrullës rrugore të Kalifornisë, dëshmoi për një punëtor të Caltrans që gjeti një pasaportë me emrin dhe fotografinë e Rivas Hernandez në janar 2026 në një argjinaturë prej dheu pranë një pjese rurale të Rrugës Shtetërore 154 në Santa Barbara.
Buenrostro mbërriti në vendngjarje pasi punëtori telefonoi forcat e rendit në lidhje me kartën e identitetit.
Gjatë marrjes në pyetje, avokatja mbrojtëse Regina Peter dukej se hodhi dyshime mbi teoritë e mundshme se si pasaporta përfundoi atje.
“A bëtë ndonjë gjë për të përjashtuar mundësinë që karta të ketë mbërritur atje për shkak të ndonjë stuhie apo problemi me motin?” pyeti ajo.
Të dhënat celulare dhe një sistem Tesla treguan se autori i dyshuar udhëtoi drejt zonës ku u zbulua pasaporta e Rivas Hernandez, tha të enjten detektivi i LAPD-së William Roecker. Seanca dëgjimore pritet të përfundojë në fillim të javës së ardhshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.