☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,575 ▼1.89%
DOW 51,837 ▼0.97%
NASDAQ 25,367 ▼3.12%
NAFTA 104.84 ▲2.78%
ARI 3,897 ▼3.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,288 ▼ -4.58% ETH $2,245 ▼ -4.21% XRP $1.2493 ▼ -3.41% SOL $94.7200 ▼ -6.57%
S&P 500 7,575 ▼1.89 % DOW 51,837 ▼0.97 % NASDAQ 25,367 ▼3.12 % NAFTA 104.84 ▲2.78 % ARI 3,897 ▼3.32 % S&P 500 7,575 ▼1.89 % DOW 51,837 ▼0.97 % NASDAQ 25,367 ▼3.12 % NAFTA 104.84 ▲2.78 % ARI 3,897 ▼3.32 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Ky është autori i ngjarjes së rëndë kriminale që ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Vidhisht të bashkisë Roskovec.

Ngjarja e rëndë me autor Refiz Buzin ka përfunduar me një viktimë, një të plagosur dhe një person të dyshuar të marrë peng.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ngjarja u regjistrua rreth orës 06:00. Autori i dyshuar, Refit Buzi, 35 vjeç, ka hapur zjarr me një armë gjahu ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje ish-vjehrri i tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, dhe është plagosur ish-vjehrra. 55-vjeçarja është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.

Autori dyshohet se është larguar nga vendi i krimit me një automjet, duke marrë me vete kundër dëshirës së saj ish-bashkëshorten. Autori raportohet se ka marrë me vete edhe armën e gjahut të përdorur në krim.

Në zonë dhe në akset kryesore rrugore janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po zhvillohet një operacion intensiv kërkimi për lokalizimin dhe arrestimin e 35-vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po kryen ekspertizën dhe mbledhjen e provave materiale për zbardhjen e plotë të motiveve dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.