☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,646 ▼0.36%
DOW 52,468 ▼0.6%
NASDAQ 26,268 ▼0.58%
NAFTA 96.37 ▲3.59%
ARI 4,447 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,547 ▲ +0.13% ETH $2,482 ▼ -0.1% XRP $1.4144 ▼ -0.9% SOL $103.1900 ▼ -0.1%
S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,468 ▼0.6 % NASDAQ 26,268 ▼0.58 % NAFTA 96.37 ▲3.59 % ARI 4,447 ▲0.19 % S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,468 ▼0.6 % NASDAQ 26,268 ▼0.58 % NAFTA 96.37 ▲3.59 % ARI 4,447 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kosova

​Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve janë të veçanta dhe se ato kanë zanafillë shumë më përpara se lufta e fundit në Kosovë, duke theksuar rolin historik të diasporës shqiptare në forcimin e këtyre lidhjeve.

Kurti i bëri këto deklarata me rastin e pritjes në zyrën e tij të një grupi mysafiresh nga Kalifornia, Uashingtoni, Ishulli i Manit dhe Bullgaria, të cilat po vizitojnë Kosovën në kuadër të programit “Ethno Tour 2026”, të organizuar nga antropologia Janet Reineck.

Sipas tij, marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve “ka qenë e veçantë jo vetëm nga fundi i shekullit të kaluar dhe lufta çlirimtare, por që nga ardhja e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara qysh në shekullin XIX” teksa shtoi se kjo histori çoi në themelimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në Boston në vitin 1912, raporton kp.

“Që nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson deri te ndikimi i priftit dhe mendimtarit shqiptar në mërgim, Fan Noli, diaspora jonë ka luajtur një rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e kësaj lidhjeje të çmuar”, shkroi Kurti, transmeton KosovaPress.

Ai theksoi se gjatë takimit me Janet Reineck biseduan edhe për progresin e Kosovës dhe rolin e diasporës shqiptare.

“Mërgata jonë e dashur janë ambasadorët tanë masivë, duke ardhur gjithmonë në vendlindje dhe duke e promovuar atë”, u shpreh kryeministri në detyrë.

Sipas Kurtit, gjatë takimit me pjesëmarrëset e “Ethno Tour 2026”, të cilat janë profesioniste në fusha si inxhinieria mjedisore, planifikimi urban, shëndetësia, arsimi dhe teknologjia e informacionit, u diskutua edhe për të drejtat e njeriut, kulturën, arsimin, shërbimet për të moshuarit, bujqësinë dhe ekonominë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.