☁️
Tiranë 24°C · Vranët 24 July 2026
S&P 500 7,408 ▼1.21%
DOW 51,712 ▼0.97%
NASDAQ 25,138 ▼2.15%
NAFTA 89.59 ▼2.82%
ARI 4,061 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $65,113 ▼ -0.89% ETH $1,885 ▼ -2.3% XRP $1.1105 ▼ -2.25% SOL $75.6200 ▼ -2.48%
S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.59 ▼2.82 % ARI 4,061 ▲0.27 % S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.59 ▼2.82 % ARI 4,061 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Bota

SOFT NEWS – Divorci i shekullit që kushtoi 566 milionë euro

SEUL, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Kreu i ”SK Group” i Koresë së Jugut, kompania mëmë e gjigantit të gjysmëpërçuesve ”SK hynix”, u urdhërua të paguajë 944 miliardë von (566 milionë euro) ish-bashkëshortes së tij për të zgjidhur atë që media e vendit e ka quajtur “divorci i shekullit”.

Ky episod i fundit në një sagë ligjore shumëvjeçare bëri që Gjykata e Lartë e Seulit, e detyruar ta bënte këtë nga Gjykata Supreme, të rrëzonte një vendim të vitit 2024 që i kishte dhënë 1,38 trilion von (830 milionë euro) paditëses Roh Soh-yeong pas divorcit të saj nga CEO i ”SK Group”, Chey Tae-won.

Gjykata e Lartë vendosi që Roh kishte të drejtë, pas ndarjes së aseteve të çiftit, për një shumë parash ekuivalente me një të tretën e aksioneve të ”SK Group” të mbajtura nga  Chey.

“Kontributi i të pandehurit u rrit ndjeshëm gjatë martesës”, shkroi gjykata në vendimin e saj.

“Paditësja kontribuoi në këtë rritje përmes punës së saj në shtëpi, kujdesit për fëmijët dhe aktiviteteve publike që lidhen me ‘SK Group”, thuhej në vendim.

Çifti u martua në vitin 1988 në Shtëpinë Blu, pallatin presidencial në Seul ku shërbente atëherë babai i nuses, presidenti Roh Tae-woo, dhe pati tre fëmijë.

Megjithatë, ata kishin jetuar të ndarë për rreth 15 vjet dhe në vitin 2015, Chey pranoi se kishte lindur një fëmijë jashtë martese.

Në zemër të mosmarrëveshjes, e cila është zvarritur nga gjykata në gjykatë që nga viti 2022, qëndron rritja dramatike e vlerës së ”SK Group” në vitet e fundit, e nxitur nga bumi global i inteligjencës artificiale, ku ”SK hynix” është një lojtar i rëndësishëm.

Që kur Chey pranoi lidhjen e tij jashtëmartesore në vitin 2015, aksionet e ”SK Group” janë më shumë se trefishuar.

“Gjykata mori parasysh rritjen e ndjeshme të vlerës së aksioneve të të paditurit kur përcaktoi raportin e ndarjes së pronës”, thuhej në vendimin e lexuar të premten, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Roh ka marrë tashmë pension ushqimor nga ish-bashkëshorti i saj në një procedurë të veçantë, në formën e një pagese të vetme prej dy miliardë vonësh (1,2 milionë euro)./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.