☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.84 ▼2.51%
ARI 4,758 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,355 ▲ +2.22% ETH $2,128 ▲ +3.55% XRP $1.3512 ▲ +2.51% SOL $82.8900 ▲ +2.38%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,758 ▲1.69 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,758 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq këtë të mërkurë, 1 prill, dy ish-zyrtarë të lartë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), të akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Të pandehurit janë A.S., ish-Drejtor i Përgjithshëm i komanduar i AMP-së, dhe G.S., ish-Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Sipas organit të akuzës, ata kanë mundësuar punësimin e paligjshëm të Muçi Shaljanit (Sheqeri).

Hetimet zbuluan se Shaljani, i cili humbi jetën më 15 nëntor 2025, disa ditë pas atentatit të bujshëm, pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ishte emëruar në AMP pa kaluar asnjë nga procedurat e detyrueshme ligjore.

Sipas Prokurorisë, punësimi i tij u krye në shkelje të rregullores përkatëse të institucionit dhe se nuk u ndoqën fazat standarde të rekrutimit, si shpallja e vendit vakant, ngritja e komisionit të vlerësimit, testimet, verifikimet dhe përzgjedhja përfundimtare.

Nga hetimet rezulton se dokumentacioni për punësimin është përgatitur nga G.S., ndërsa vendimmarrja është marrë nga A.S.

Urdhri i punësimit është justifikuar me “nevoja emergjente”, por sipas dëshmive dhe verifikimeve, nuk ka pasur asnjë kërkesë reale nga strukturat përkatëse për një rekrutim të tillë.

Po ashtu, është konstatuar se Shaljani u punësua brenda një kohe shumë të shkurtër, vetëm 4 ditë punë dhe ka përfituar pagë nga data 16 shtator deri më 11 nëntor 2025, pa u paraqitur asnjëherë në punë dhe pa ushtruar asnjë detyrë funksionale.

Prokuroria thekson se të pandehurit kanë qenë plotësisht në dijeni të shkeljeve ligjore dhe mungesës së kushteve për punësim, por pavarësisht kësaj kanë vijuar procedurën, duke futur në strukturë një person pa verifikim real dhe me dokumentacion të dyshimtë. Çështja tashmë i kalon për shqyrtim gjykatës.

Kujtojmë se Shaljani, makinën me të cilën lëvizte Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë në vend nga breshëria e plumbave të armëve të zjarrit. 40-vjeçari mori 10 plumba, një prej të cilëve në kokë, plagë të cilat i shkaktuan vdekjen, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha të Spitalit të Traumës.

Ndonëse mbeti viktimë e atentatit, Shaljani nuk ishte objektivi i vrasësve, por miku i tij, me të cilin sapo ishin kthyer nga një vizitë disa ditore në Barcelonë.

Ngjarja mori tjetër ‘nuancë’ kur u zbulua se ai ishte pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore prej afro 3 muajsh, rekrutim që çoi në pranga dy efektivë të Komisariatit 3 në Tiranë. Sakaq, lidhur me atentatin tipik mafioz, policia ende nuk ka të dhëna për autorët e vrasjes, teksa verifikimet i ka shtrirë edhe në Spanjë, ku dy viktimat ishin para ekzekutimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.