☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.04 ▼1.11%
ARI 4,122 ▼1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,883 ▼ -2.08% ETH $1,681 ▼ -3.74% XRP $1.1123 ▼ -2.22% SOL $69.9100 ▼ -5.64%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.04 ▼1.11 % ARI 4,122 ▼1.93 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.04 ▼1.11 % ARI 4,122 ▼1.93 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Prokuroria ende pa raport nga Ministria e Shëndetësisë për operacionet e dyshimta

Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka dorëzuar në Prokurori raportin e komisionit të jashtëm të formuar nga vetë ministria, ku sipas gjetjeve të komisionit është konstatuar se tek 9 pacientë në vend janë kryer intervenime mjekësore pa nevojë. Pacientët kanë qenë të moshës nga 45 deri në 78 vjeç.

Rastet e analizuara në kuadër të hetimit lidhen me procedura të kryera si në institucione publike, ashtu edhe në ato private shëndetësore.

“Deri në këtë moment, në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit nuk është dorëzuar raporti i komisionit të formuar nga Ministria e Shëndetësisë” , thonë nga Prokuroria.

As në Odën e Mjekëve ende nuk ka arritur raporti. Megjithatë, nga atje bëjnë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar inspektime të jashtëzakonshme në 11 institucione shëndetësore, për dyshime mbi operacione të panevojshme. Deri tani janë kryer mbikëqyrje profesionale dhe janë përgatitur raporte për 60 raste.

“Raportet dhe gjetjet e përgatitura i janë dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë për procedurë të mëtejshme, sepse sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, pas gjetjeve të inspektimit vendos më tej ministria kompetente. Nëse ajo vlerëson se ekzistojnë elemente për përgjegjësi, mund të iniciojë procedura para organeve kompetente, përfshirë ngritjen e padive penale ose kërkesën për heqjen e licencës së punës”, shtojnë nga Oda e Mjekëve.

Rasti për operacionet e dyshuara u hap fillimisht nga kardiologu Sashko Kedev, i cili disa muaj më parë ngriti publikisht shqetësime për parregullsi të mundshme në disa trajtime dhe ndërhyrje mjekësore. Pas kësaj, Ministria e Shëndetësisë formoi një Komision të brendshëm të përbërë nga ekspertë mjekësorë, juristë dhe ekonomistë, si dhe një Komision të jashtëm për të hetuar rastin në mënyrë të pavarur./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.