Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 15 May 2026
S&P 500 7,421 ▼1.07%
DOW 49,589 ▼0.95%
NASDAQ 26,290 ▼1.3%
NAFTA 101.14 ▲4.35%
ARI 4,554 ▼2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,132 ▼ -2.83% ETH $2,224 ▼ -3.31% XRP $1.4341 ▼ -5.55% SOL $89.4500 ▼ -3.86%
S&P 500 7,421 ▼1.07 % DOW 49,589 ▼0.95 % NASDAQ 26,290 ▼1.3 % NAFTA 101.14 ▲4.35 % ARI 4,554 ▼2.79 % S&P 500 7,421 ▼1.07 % DOW 49,589 ▼0.95 % NASDAQ 26,290 ▼1.3 % NAFTA 101.14 ▲4.35 % ARI 4,554 ▼2.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Maqedonia

Ademi: BDI nuk e politizon protestën, ftesa është e hapur për të gjithë

Bashkimi Demokratik për Integrim, mohon kategorikishtë disa zëra në opinion, se protesta e studentëve e paralajmëruar më 18 nëntor, që provimi i jurisprodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, po politizohet nga kjo parti. Këtë e pohon Sekretari Përgjithëshëm i BDI-së, Arbër Ademi. Ai në emisionin “Debat në Shenja”, kritikoi ashpër partinë VLEN, se sipas tij, shpërndajnë dezifomata në opinion, për të vetmën arsye, që siç tha, ta mbulojnë turpin e tyre për mos pjesmarrje në protestë.

“Pse nga BDI?, po aty po marrin pjes edhe ASH e z. Taravarit, edhe ASH-ja e Ziadin Selës edhe LSDM-ja. PD-ja dhe PS-ja në Shqipëri janë bashkuar sot, e ki qëndrimin e z. Tabaku, e keni qëndrimin të z. Pandeli Majko, të gazetarit Marim Mema, e keni Enver Hoxhën të PDK-së Kosovë, e keni Daut Haradinaj të AAK-së, d.m.th, gjitha partitë në të gjitha trojet shqiptare po bashkohen, po këta që duhet të marrin leje, e atë leje nuk munden me siguri nga Stoillkoviqit, prej kryeminisitrit Mickoski, prej Filkovit, edhe këta si ta mbulojnë mos pjesmarrjen e tyre, po politizohet, jo more zotëri ftesa është edhe për ty, gjuha nuk duhet të na ndajë”, tha Ademi.

Pavarësisht deklaratave të eksponentëve të koalicionit VLEN, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtare, Ademi, këmbëngul se Gjuha Shqipe është zyrtare dhe se sipas tij, ky ligj në rrethana të jashtëzakonshme është votuar në vitin 2019.

“Kur jemi te VLEN-i, kemi te VLEN-i përfaqësues politik, të cilët këtë gjuhë, gjuhën tonë të shtrejtë amtare, e kanë quajtur zyrtare, sot e thonë, jo nuk është zyrtare, ka përfaqësues të VLEN-it, të cilët thonë se nuk është gjuhë zyrtare, por është gjuhë e përkthyer, ka përfaqësues të VLEN-it, të cilët thonë, nuk është zyrtare, por është potencialisht zyrtare, më thuani a ju pret atyre sopata me një vend, le të ulen le të dakordohen, se gjoja tash janë bërë një parti”, tha Ademi.

Arbër Ademi tha se nëse ka BDI një kapital të madh politik pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit është miratimi i Ligjit për gjuhën shqipe, ndërsa sa i përket dekalaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur tha se Gjuha Shqipe nuk është zyrtare, Ademi tha se ai ka gabuar rëndë dhe se duhet tu kërkojë falje shqiptareve në Maqedoninë e Veriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.