☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,434 ▼0.66%
DOW 45,653 ▼0.67%
NASDAQ 21,185 ▼1.04%
NAFTA 97.37 ▲3.06%
ARI 4,566 ▲3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,311 ▼ -3.99% ETH $1,998 ▼ -3.35% XRP $1.3418 ▼ -1.37% SOL $83.6200 ▼ -4.53%
S&P 500 6,434 ▼0.66 % DOW 45,653 ▼0.67 % NASDAQ 21,185 ▼1.04 % NAFTA 97.37 ▲3.06 % ARI 4,566 ▲3.57 % S&P 500 6,434 ▼0.66 % DOW 45,653 ▼0.67 % NASDAQ 21,185 ▼1.04 % NAFTA 97.37 ▲3.06 % ARI 4,566 ▲3.57 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Prokuroria fshikullon gjykatat dhe gjykatësit për Ben “Qimen” dhe Arben Gropën

florida-ballauri-prokuroria-320x146Prokuroria e Përgjithshme, i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë që të verifikojë procedurat e vendimeve gjyqësore të marra në ngarkim të Arben Isufaj, biznesmeni i njohur fierak, i njohur ndryshe si Ben “Qimja”, caktimin e masës së sigurisë për Arben Gropën, i cili rezulton i arratisur nga masa e arrestit të shtëpisë si dhe për çështjen e lirimit të shtetasit Erjon Sadikaj.

Prokuroria ngre zërin kundër gjykatave dhe gjykatësve, duke deklaruar se vendimet e marra për këta persona, jo vetëm janë tërësisht të pabazuar në ligj e në prova, por edhe kanë cenuar besueshmërinë dhe reciprocitetin e institucioneve shqiptare me shtetet e huaja veçanërisht ato të BE.

“Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga KLD dhe Ministria e Drejtësisë të vlerësojë procedurën që është ndjekur për vendim marrjen e gjyqtarëve në disa gjykata të ndryshme të Shqipërisë, të cilat në gjykimin tonë janë  pa baza, në prova dhe ligj. Për prokurorinë e Përgjithshme, gjykata, përmes këtyre vendimeve ka lejuar shkeljen e ligjit, duke sjellë pasoja të pariparueshme në vlerësimin e organit të prokurorisë këto vendime përbëjnë dhe cenim të marrëdhënieve të besimit të mirë dhe reciprocitetit të institucioneve shqiptare me shtetet e huaja veçanërisht ato të BE.”  thuhet në Deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të lexuar sot në një deklaratë për shtyp nga Drejtorja e Kabinetit e Prokurorit të Përgjithshëm, Fjorida Ballauri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.