☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,288 ▼ -0.69% ETH $2,528 ▼ -1.87% XRP $1.3674 ▼ -0.4% SOL $102.0500 ▼ -0.24%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Opinion

Protesta duhet të shqetësohet më shumë nga ardhja e diasporës sesa nga pengimi i saj

Nga Bjorn Runa

Në ditën e 105-të të protestës, diaspora pritet të mbërrijë sërish në Tiranë, e shoqëruar nga pretendimi i zakonshëm se ajo pengohet në kufi. Është një nga ato deklaratat që hidhen herë pas here në publik dhe që flet sa për nevojën e protestuesve për t’u dukur të persekutuar në sytë e publikut, po aq edhe rreth faktit se, me gjithë mbështetjen, diaspora nuk i ka dhënë ndonjë dorë të madhe kauzës së tyre. Ndaj, vetëm pjesëmarrja e saj në protestën e Tiranës nuk mjafton më. Duhet që ajo të jetë diçka të cilën qeveria përpiqet ta pengojë, por në fund nuk ia del dot.

Në të vërtetë, imazhet që qarkulluan online këto dy ditë tregojnë radhë të gjata automjetesh që presin në kufi në Mal të Zi. Sot po shihja videon e njërit prej tyre me Lamborghini që parakalonte kolonën e gjatë të makinave që prisnin, ndërsa mburrej se askush nuk mund ta ndalte për të ardhur në protestë. Me gjasë në mendjen e tij kjo ishte një mënyrë për të treguar sa i vendosur është në luftën kundër pushtetit, por ajo që dukej më qartë në video ishte vlerësimi i ekzagjeruar për veten, ku të tjerët duhet të presin në radhë, ndërsa atë që ka arritur të blejë një Lamborghini, nuk mund ta ndalë askush në rrugën e tij drejt protestës.

Teksa sheh pamje të tilla, duket pak i pakuptimtë ankthi i protestës se diaspora po pengohet të vijë në Shqipëri. Në fakt duhet të shqetësohet më tepër për atë që diaspora sjell në bulevard. Disa nga shfaqjet më të përsëritura të mbërritjes së saj, kanë nxjerrë në sipërfaqe instinktet nga më banalet. Nga patriotizmi sipërfaqësor, tek mburrja me pasurinë e mbledhur dhe bindja se një makinë e shtrenjtë tregon automatikisht rëndësinë e personit brenda saj. Këto janë të gjitha gjëra që i kemi me shumicë në Tiranë dhe mendohej se protesta, në një mënyrë a një tjetër, ishte edhe kundër fenomeneve të tilla sepse pretendon të jetë një lëvizje e atyre që nuk ndihen të dëgjuar në shoqëri. Madje, një nga sloganet më të përsëritura të javëve të fundit është “nuk na përfaqësoni,” drejtuar deputetëve, të cilët shihen si njerëz që pasuria i ka izoluar nga problemet e njerëzve të zakonshëm, duke i bërë arrogantë me ta. Po me sa duket kjo vlen vetëm për politikanët dhe të pasurit e varietetit vendas.

Sigurisht një individ i vetëm nuk përfaqëson gjithë diasporën dhe të paturit e një makine të shtrenjtë nuk të heq të drejtën e protestës, por ka një dallim të madh mes solidaritetit me protestuesit dhe trajtimit të tyre si audiencë që mblidhet aty për të admiruar suksesin tënd tënd. Po, a mundet dikush që ndihet i poshtëruar nga privilegjet e politikanëve, të ndihet i motivuar përballë dikujt që e parakalon në radhë, vetëm sepse ka një makinë më të shtrenjtë? Çfarë ofrohet ekzaktësisht këtu nga diaspora, veç ndryshimit të idenitetit të atij që del mbi ty vetëm sepse është më i pasur se ty?

Qeveria duhet të përgjigjet për pabarazitë që i nxorrën njerëzit në bulevard dhe protesta nuk e ka luksin të riprodhojë të njëjtat pabarazi. Ata që kanë gjithë jetën që presin në radhë, nuk kanë nevojë për një njeri tjetër që i parakalon me Lambo për t’iu thënë se tani do t’i përfaqësojë ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.