☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 103.04 ▲1.02%
ARI 3,891 ▼3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,984 ▼ -4.05% ETH $2,243 ▼ -2.81% XRP $1.2511 ▼ -1.28% SOL $94.9900 ▼ -3.8%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 103.04 ▲1.02 % ARI 3,891 ▼3.49 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 103.04 ▲1.02 % ARI 3,891 ▼3.49 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Çitaku: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi morën sot verdiktin e popullit

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Çitaku ka shkruar se Prishtina “kurrë më e bukur nuk është dukur”, duke theksuar pjesëmarrjen e qytetarëve të të gjitha moshave.

“Të rinj e të moshuar. Gra e burra. Nëna e baballarë. Fëmijë që luftën e njohin vetëm nga rrëfimet e prindërve të tyre dhe njerëz që ende i bartin plagët e saj. Një popull i ngritur në këmbë. Si një. Me një zë. Me një histori. Me një porosi. Me një thirrje: LIRI!”, ka shkruar ajo.

Sipas Çitakut, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë marrë të shtunën “verdiktin e popullit të tyre”.

“Të pafajshëm!”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se qytetarët dolën në shesh për të kërkuar drejtësi dhe për të kundërshtuar, siç është shprehur ajo, rishkrimin e historisë së luftës së Kosovës.

“Sot Prishtina foli edhe për ata që nuk janë më. Për të rënët. Për dëshmorët. Për familjet që dhanë më të dashurit e tyre. Për një gjeneratë që rrezikoi gjithçka që ne sot të mund të jetojmë të lirë”, ka deklaruar Çitaku.

Deputetja e PDK-së e ka cilësuar marshin si një moment kur, sipas saj, Kosova kujtoi çmimin e lirisë.

“Sepse ka momente kur një popull duhet ta kujtojë kush është, nga ka ardhur dhe sa shumë ka kushtuar liria e tij. Sot ishte një prej atyre momenteve”, ka shkruar ajo.

Në fund, Çitaku u është drejtuar drejtpërdrejt Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, duke u shprehur se qytetarët i presin në Kosovë.

“Hashim, Kadri, Jakup, Rexhep, sot Kosova ishte në këmbë për ju. Sot e morët verdiktin e popullit tuaj: Të pafajshëm! Tash ju presim aty ku e keni vendin. Në Kosovën e lirë, për të cilën luftuat. Ju presim në shtëpi, çlirimtarë! LIRI!”, ka përfunduar Çitaku./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.