☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.18 ▲0.29%
ARI 4,586 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,117 ▼ -2.04% ETH $2,017 ▼ -1.83% XRP $1.3072 ▼ -3.19% SOL $80.4900 ▼ -4.37%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Protesta në Shkup, kundër koalicionit të ri qeverisës

Rreth 2 mijë protestues u mblodhën mbrëmjen e të premtes në Shkup, për të kërkuar zgjedhje të reja, një ditë pasi protestuesit hynë në parlamentit e Maqedonisë dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve që kanë formuar shumicën e re parlamentare.

Protestat e reja, që ishin paqësore, u zhvilluan para zyres së misionit të Bashkimit Evropian, që ka mbështetur koalicionin e ri qeverisës ndërmjet Social Demokratëve dhe partieve shqiptare. Organizatorët e këtyre protestave kanë këmbëngulur se nuk i përkasin asnjë partie politike por kanë thënë se aktivizmi i tyre ka për qëllim që të ndalojë që shteti të futet në krizë më të thellë. Ata kanë marshuar nën sloganin “Për Maqedoni të përbashkët”.

Mirëpo, mbështetja e tyre për partinë VMRO-DPMNE ishte e dukshme, teksa ata kundërshtun zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentetit, Talat Xhaferi. Protestuesit gjithashtu bartnin mesazhe kundër diplomatëve evropianë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhunën në parlamentin e Maqedonisë. “Ne besojmë se dhuna gjithmonë është e papranueshme, veçmas kur ndodhë në shtëpinë e demokracisë, në parlament”, ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

Ndërkaq, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner ka thënë se SHBA “dënon fuqishëm” dhunën, edhe është i gatshëm të punojë me kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferi, për të “mbështetur demokracinë dhe për të ndihmuar Maqedoninë në rrugën e saj evropiane.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për qetësi,të zgjidhin dallimet e tyre në mënyrë paqësore dhe të respektojnë ligjet e Maqedonisë dhe proceset demokratike”, ka thënë Toner.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.