Protesta për Kopshtin Botanik, Veliaj: Gjysmën e bëri PD asfalt, kurse Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve
Në një kohë kur Universiteti i Tiranës shprehet kundër VKM-së së qeverisë për të kaluar Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës, vjen një reagim nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Veliaj deklaroi sot se Kopshti Botanik jo vetëm që nuk do i hiqet Universitetit, por do të transformohet nga një landfill mbetjesh që është sot, në një hapësirë të shfrytëzueshme për këdo.
Nuk I shkoj tjetrit në zyrë, i jap dorën për marrëveshje dhe kur më jep porosi partia dal dhe e kthej. Ishin në zyrën time, me dëshmitarë. Bëmë një marrëveshje në bisedë dhe ju thamë presim tani një draft. Kur vajtën të bënin draftin ju kishte ardhur urdhri i partisë, të shajmë Lali Erin, se po na merr kopshtin botanik”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se protestat bëhen pikërisht nga ata që kanë treguar se janë inkopetentë dhe kanë abuzuar me pronat e Kopshtit Botanik duke marrë edhe 5 mijë lekëshat e nuseve. “Më I marrë se sa është sot që është pronë e askujt dhe që është një landfill ferash , çfarë mund t’i marrësh më shumë?! E vetmja gjë që mund të bëjmë është ta bëjmë më mirë, por më keq, nuk e bën dot njeri siç është sot.
PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin. Po i kishte Mynyri kartat studentore pse si bëri? Nuk vuajnë këta që s’kanë kompetenca, këta vuajnë që janë inkompetentë. Kompetenca kanë por janë inkopetentë. 98 ndërtime pa leje ku sot dalin me vrap. Këta që iu dhimbset gjëja publike. Kështu që për të gjithë ata që bëjnë shkencë dhe që nuk janë pjesë e pazareve të 5 mijë lekëshave të nuseve, dhe të tenderave të rojeve të Mynyrit, unë ju garantoj sot që jo vetëm që do të keni mundësi të bëni shkencë, por do keni më shumë akses dhe do keni edhe më shumë financim”, theksoi Veliaj.