Politika

Protestat e maturantëve, Rama: Më të mirët zgjedhin të parët!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat e maturantëve në lidhje me regjistrimet në universitete. Rama është shprehur se rregullat janë të qarta dhe secili që i ndjek do të regjistrohet.

Për kryeministrin më të mirët do të zgjedhin të parët.

Ja çfarë shkruan Rama në Facebook:

NJË SQARIM ME ZËRIN E MATURANTËVE

Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët!

Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues!

Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë.

Pra, e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, jo më në errësirë sipas tarafit apo parasë… Rregullat janë të qarta dhe kush ndjek si duhet procedurat, padiskutim do të ushtrojë të drejtën e vet për shkollim të lartë, sipas meritës.

Suksese dhe mos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button