Protestë e studentëve të Shkencave Sociale
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë protestuar për pagesën e studimeve. Sipas tyre, rritja e tarifës së studimeve me 20-30% është e papërballueshme.
Ata kanë bërë të ditur se do të bojkotojnë mësimin derisa të zgjohet zëri i tyre.
Protestës për tarifat e larta i janë bashkuar edhe studentë nga fakultete të tjera.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit reagoi për protestën e studentëve të Shkencave Sociale duke theksuar se “rritja e tarifës është vetëm për vitin e parë, për vitet e tjera mbetet e pandryshuar”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.