☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 96.43 ▲0.94%
ARI 4,880 ▼2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,257 ▼ -2.02% ETH $2,234 ▼ -3.51% XRP $1.4636 ▼ -2.75% SOL $90.1500 ▼ -3.5%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Prrenjas, LSI bashkon votat me PD; bllokohet kandidatura e PS

Zërat për një krisje të koalicionit qeveritar duket se po reflektohen edhe në bazë. Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Prrenjasit, ku do të votohej për sekretarin e këshillit, është shoqëruar me debate dhe me një bashkim të votave mes LSI dhe PD kundër kandidatit të propozuar nga PS.

E pyetur në telefon nga Top Channel, kryetarja e bashkisë Miranda Rira tha se, PS nuk ka respektuar marrëveshjen mes koalicionit.

Rira shpjegoi se sipas kësaj marrëveshjeje, në bashkitë e kryesuara nga LSI, PS do të ketë kryetarin ndërsa sekretari i Këshillit Bashkiak do të jetë nga LSI.

Por duket se kryetarja e Këshillit Bashkiak të Prrenjasit, e cila i takon PS, ka propozuar një kandidate sërish nga kjo forcë politike, çka ka bërë që LSI të bashkojë votat me PD për ta rrëzuar.

Nga 20 këshilltarë që morën pjesë në votim, 12 prej tyre votuan kundër kandidaturës së Albina Rirës për sekretare.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti socialist Taulant Balla, i cili e cilësoi këtë një mungesë koordinimi. Balla tha se nuk ka asnjë mosfunksionim të koalicionit në Prrenjas.

Sekretari i Këshillt Bashkiak të Prrenjasit pritet të votohet në mbledhjen e ardhshme të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.