☁️
Tiranë 15°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,518 ▼1.12%
DOW 46,043 ▼0.83%
NASDAQ 21,606 ▼1.48%
NAFTA 94.53 ▲4.66%
ARI 4,399 ▼3.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,873 ▼ -3.75% ETH $2,065 ▼ -5.21% XRP $1.3626 ▼ -3.89% SOL $87.1900 ▼ -5.83%
S&P 500 6,518 ▼1.12 % DOW 46,043 ▼0.83 % NASDAQ 21,606 ▼1.48 % NAFTA 94.53 ▲4.66 % ARI 4,399 ▼3.37 % S&P 500 6,518 ▼1.12 % DOW 46,043 ▼0.83 % NASDAQ 21,606 ▼1.48 % NAFTA 94.53 ▲4.66 % ARI 4,399 ▼3.37 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pse kemi kaq pak besim te bankat ne shqiptarët?

Nga një studim i Bankës Botërore për “Rreziqet dhe fitimet nga menaxhimi i financave personale në 10 vende të Europës Qendrore dhe Ballkanit”, shihet se rreth 47 për qind e  popullsisë janë të prirur t’i mbajnë kursimet e tyre jashtë institucioneve zyrtare të licencuara për të administruar kursimet e tyre, si bankat, institucionet financiare,fondet e investimit dhe fondet e pensioneve.

Të dhënat i referohen një kërkimi të bërë në vitin 2012-2013.

Preferenca për të mbajtur kursimet jashtë institucioneve të ligjshme arsyetohet me kulturën e dobët financiare. Në vendet të tilla si Hungaria kultura financiare karakterizon mbi rreth 70 % e popullsisë së rritur, ndërsa në ekstremin tjetër qëndron Shqipëria ku shihet se vetëm 14 % kanë njohuri financiare.

Në Evropën Qendrore përqindja e individëve që preferojnë të ruajnë kursimet në informalitet është rreth 25 %, përveç Çekisë që e ka këtë tregues shumë të lartë mbi 60%. Ndërsa në Ballkanin Perëndimor kjo përqindje është shumë më e lartë

Ekspertët e Bankës Botërore shpjegojnë se përqindja e lartë e kursimeve informale mund të nënkuptojë se aksesi i qytetarëve në Banka është i ulët.

Por në Shqipëri dhe Maqedoni ky arsyetim nuk qëndron pasi në këto vende numri i qytetarëve që kanë llogari në banka është i lartë, por gjithashtu numri i atyre që duan ti menaxhojnë kursimet në informalitet është i lartë.

Kjo vjen edhe për shkak të hapësirave të kufizuara për diversifikimin e kursimeve.

Republika Çeke ka nivelin më të lartë të diversifikimit ndërsa Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania dhe Serbia janë dukshëm nën mesataren.

Si në shumë ekonomi në tranzicion, pjesa e depozitave të kursimit në valutë të huaj është e lartë.

Mesatarisht, 42 për qind e depozitave të kursimit dhe 45 për qind e parave të gatshme janë në monedhë të huaj. Në Serbi, kursimet në valutë janë 90 për qind. Pjesa e depozitave në valutë është rritur fuqishëm në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor gjatë krizës nga 1990 dhe ka mbetur e lartë edhe në vitet në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.