☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,155 ▼ -4.25% ETH $1,989 ▼ -4.03% XRP $1.3300 ▼ -2.53% SOL $82.9700 ▼ -4.48%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Publikohet raporti mbi torturat e CIA-s

Edhe pse ministri i Jashtëm Kerry druhet nga dhuna e re antiamerikane, raporti i Senatit mbi programet e torturës pas vitit 2001 do të publikohet pjesërisht. Ambasadat amerikane janë përgatitur, pohon Shtëpia e Bardhë.

Pas debatesh disamujore u vendos që raporti sekret i Senatit të SHBA në lidhje me torturat e shërbimit të fshehtë CIA të publikohet. Sipas Shtëpisë së Bardhë Komisioni për shërbimet sekrete do të nxjerrë të martën një përmbledhje 500-faqeshe. Zëdhënësi i presidentit amerikan Barak Obama, Josh Earnest, tha se qeveria e SHBA e mbështet këtë hap.

Komisioni i shërbimeve sekrete pro vendimit

Në raport bëhet fjalë për praktikat e torturave të CIA-s nën qeverinë e ish-presidentit Xhorxh W. Bush. Veçanërisht në lidhje me “waterboarding”, që simulon mbytjen, ka patur kritika të ashpra gjatë “luftës kundër terrorit” në kohën e Bushit. Vetëm së fundmi Obama e cilësoi torturën si gabim.

Komisioni për shërbimet sekrete në Senat, që kryesohet nga senatorja demokrate Dianne Feinstein, pati votuar në prill për publikimin e raportit. Megjithatë sipas këtij vendimi do të bëhen publike vetëm rreth 500 faqe nga raporti me gjithsej 6300 faqe.

Ambasadat të përgatitura

Por qeveria e SHBA ishte kundër këtij vendimi. Javën e kaluar ministri i Jashtëm, John Kerry, paralajmëroi se në këtë mënyrë mund të shkaktohet dhunë e re në Lindjen e Mesme. Përveç kësaj do të rrezikohej jeta e pengjeve të tjera amerikane.

Në të njëjtën kohë qeveria amerikane theksoi se ajo është në parim për botimin e shpejtë të raportit. Zëdhënësi i presidentit Earnest tha se janë ndërmarrë “hapa të zgjuar” për të garantuar sigurinë e institucioneve të SHBA jashtë vendit. Ambasadat kanë marrë masat e duhura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.