☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 102.65 ▲2.53%
ARI 4,748 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,315 ▼ -1.12% ETH $2,098 ▼ -0.22% XRP $1.3247 ▼ -1.02% SOL $79.3200 ▼ -4.53%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Amerika

Publikohet videoja tronditëse, polici qëllon 16 herë mbi 17-vjeçarin

Një video tronditëse ka shokuar opinionin publik në Chicago. Në të shfaqet vrasja e 17-vjeçarit afrikan, Laquan McDonald.

Rasti ka ndodhur në tetor të 2004-s, por pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në një automjet të policisë, që gjendej në vendin e ngjarjes, janë bërë publike vetëm tani, pasi polici u akuzua zyrtarisht për vrasjen e të riut. Ai rrezikon një dënim nga 20 vite burg, deri në burgim të përjetshëm.

Në video shfaqet një djalë, që vrapon në mes të rrugës, duke kaluar pranë një makine policie. Në një farë pike ai ndalon, agjentët dalin nga makina dhe një prej tyre hap zjarr, duke qëlluar me 16 plumba, 14 prej të cilave kur 17-vjeçari gjendej i shtrirë në tokë.

Sipas përfundimeve të gjykatës, të shtënat zgjatën 15 sekonda dhe për 13 sekonda djali qëndron i palëvizur në tokë. Më pas, një prej policëve afrohet pranë trupit të pajetë dhe shkelmon dorën e të riut, ku ai shtrëngonte një thikë.

Në dokumentet e gjykatës lexohet se, polici kishte filluar të qëllonte 6 sekonda pas zbritjes nga makina.

Polici i akuzuar quhet Jason Van Dyke dhe është 37 vjeç. Ai është i vetmi person që shfaqet në vendin e ngjarjes, duke qëlluar kundër të riut. Sipas përfaqësuesit të tij ligjor, Dan Herbert, polici kishte vepruar në përputhje me rregullat, sepse jeta e tij ishte e kërcënuar.

Familja e 17-vjeçarit të vrarë ka marrë një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh. Pas publikimit të videos me kërkesë të mediave, manifestime spontane u zhvilluan në të gjithë Chicagon. Disa prej tyre u shoqëruan nga tensionet dhe, sipas mediave amerikane, të paktën 2 vetë u arrestuan.

Kryebashkiaku Rahm Emanuel, edhe pse e ka cilësuar të pajustifikueshme sjelljen e agjentit, bëri thirrje që të ruhet qetësia. Të njëjtin apel e bëri edhe familja e 17-vjeçarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.