Kronika
Pukë, varfëria detyron një nënë të largojë foshnjën e vet: Do e çoj në kishë, s’kam çati mbi kokë
Një nënë e re në Pukë detyrohet për shkak të varfërisë të largojë foshnjën e vet. D.N ka lindur një djalë para pak ditësh por deklaron se nuk ka asnjë mundësi ekonomike që ta rrisë. Nëna e re shprehet se ka vendosur ta lerë foshnjën në një kishë pasi vet nuk ka asnjë të ardhur.
“Do ta çoj në kishë se vet nuk kam mundësi ta mbaj. Edhe fëmijën e parë e kam çuar në kishë. Ne nuk kemi shtëpi, jetojmë në një barakë. Unë dhe bashkëshorti jemi të papunë. Nëse dikush më ndihmon do e mbaj fëmijën. Unë nuk kam çati mbi kokë, ‘s’mund ti mbaj fëmijët”-shprehet nëna e re.
Çifti jeton në kushte ekstreme varfërie dhe bën apel për ndihmë në mënyrë që të mund tu ofrojë fëmijëve të tyre një familje të bashkuar.