Punë e re për Ibrahimoviç, do të jetë opinionist gjatë Botërorit 2026 për Fox Sports
Drejtuesi i Milanit do të debutojë në studio më 11 qershor. Bashkë me të është konfirmuar Henry, bisedime edhe me Beckham dhe Klopp.
Zlatan Ibrahimoviç ka një punë të re. Ish-sulmuesi i njohur suedez, ‘senior advisor’ i RedBird mbi të gjitha për Milanin, do të jetë një nga opinionistët e rrjetit amerikan ‘Fox Sports’ për Botërorin 2026. Lajmi është konfirmuar për ‘The Athletic’ nga presidenti i ‘Fox Sports’, Brad Zager: “Ishte në krye të listës së personave që donim për këtë Botëror”.
Përgjigja e krahut të djathtë të Cardinale ishte pozitive dhe dje në mbrëmje është bërë edhe njoftimi zyrtar nga rrjeti televiziv që ka si opionist edhe Henry.
Ibrahimoviç do të debutojë në fillim të Botërorit, më 11 qershor. Në atë kohë impenjimet e Milanit do të jenë mbyllur dhe do të ketë nisur merkato. Ndoshta Ibra nga ana tjetër e oqeanit, pranë kuqezinjve që do të jenë pjesëmarrës në Botëror, do të japë një dorë për lëvizjet në hyrje dhe në dalje.
Duke ditur popullaritetin që ka në botën e futbollit amerikan, ajo e Ibrahimoviç për ‘Fox Sports’ është një goditje. Dhe nuk do të jetë e fundit, sepse ka bisedime edhe me Beckham e Klopp. Objektivi është për të bërë bashkë një super skuadër për Kupën e Botës, që SHBA-të do të presin bashkë me Kanadanë dhe



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.