☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,772 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,575 ▲ +2.7% ETH $2,134 ▲ +4.69% XRP $1.3530 ▲ +2.91% SOL $83.2500 ▲ +3.11%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Punime në rrugën Tiranë-Vorë, devijohet trafiku

Autostrada, duke nisur nga mbikalimi i Kasharit në drejtim të Vorës, do të bllokohet sot deri më datë 20 prill, sepse do të rivishet e gjitha me asfalt.

1428661167Untitled-47Njoftimi është dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili po kryen punime në segmentin rrugor nga rreth-rrotullimi i Doganës deri tek Mbikalimi i Kasharit. Për këtë njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve se, devijimi i trafikut fillon para Mbikalimit të Kamzës për në rrugën dytësore, drejtimi Tiranë- Vorë, deri tek Mbikalimi i Kasharit.

Gjatë kësaj periudhe, rruga dytësore do të ketë vetëm një kah lëvizjeje, drejtimin Tiranë-Vorë. Me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së sigurtë për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, FSHZH apelon ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve që, për arsye nga më të ndryshmet lëvizin në këtë segment, të tregojnë kujdesin maksimal.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, ka marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së trafikut gjatë këtyre punimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.