Bota

Putin u nxjerr të palarat rivalëve

Që rivalët politikë të Vladimir Putin numërohen me gishta në Rusi, kjo dihet, por edhe ata që janë shpesh përfshihen ‘papritur’ në skandale të ndryshme që u djegin karrierën politike apo më keq akoma; përfundojnë pas hekurave.

Sigurisht, rasti i Mikhail Kasyanov, 58 vjeç nuk është për burg, por është mjaftueshëm për t’i zeruar mundësitë e ish-kryeministrit të Rusisë që të rivalizojë Putinin për President.

Televizioni rus, NTV, i njohur për lidhjet e tij të forta me Kremlinin, publikoi një video seksuale ku i përfshirë ishte pikërisht Kasyov. Ai është kapur “gafil” në krevat me Natalya Pelevine, asistenten e vet.

Sipas analistëve, publikimi i videos ka vetëm një qëllim; shkatërrimin e imazhit të të vetmit kandidat që mund të rivalizonte Putinin në garën presidenciale.

Ajo që e bën më të rëndë situatën në të cilën ndodhet politikani rus, udhëheqës i partisë Parnas, është se ai është i martuar dhe kjo quhet një ‘tradhti’ martesore, që vështirë se do të falet nga një pjesë e ndjekësve të tij.

Vetë Kasyanov nuk ka komentuar ende për videon në fjalë, ndërkohë që Pelevine, që është shtetase britanike, ka reaguar duke thënë se do të padisë televizionin që publikoi pamjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button