Qëndroni përballë ekranit! Nisi FERMA VIP 3, LIVE në Vizion Plus

Kanë mjaftuar vetëm tre ditë që Ferma VIP 3 të pushtojë çdo ekran telefoni, tavolinë diskutimi dhe të mbledhë familjen përballë ekranit të madh.
Fermerët kanë nxjerrë anët e tyre më të forta, dhe përplasjet mes konkurrentëve nuk kanë munguar.
Nata e parë shënoi rekorde si kurrë më parë, dhe nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, si dhe moderimin e Arbana Osmanit, Ferma VIP 3 troket sërish në ekranin tuaj Vizion Plus.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme ata do të vihen ballë për ballë dhe do të zbulojnë çdo diskutim përballë tre opinionistëve të njohur Ermal Mamaqi, Armina Mevlani dhe Einxhel Shkira.
A do të ketë hyrje të reja? Po sfida mes fermerëve? Mos i humbisni surprizat që ju presin sonte! Ndiqni gjithçka LIVE në Vizion Plus, si dhe në dy kanale të dedikuara.
Për ata që nuk mund të jenë pranë ekranit, shikoni LIVE në kanalin tonë zyrtar të YouTube dhe mos humbisni asnjë moment emocionues.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.