Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.31 ▲3.61%
ARI 4,405 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,922 ▲ +0.79% ETH $2,162 ▲ +1.53% XRP $1.4160 ▼ -0.15% SOL $91.5600 ▲ +2.1%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.31 ▲3.61 % ARI 4,405 ▼0.06 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.31 ▲3.61 % ARI 4,405 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria dështoi në realizimin e katër projekteve për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit

Angazhimi i qeverisë për të përmirësuar këtë vit ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve është drejt dështimit të plotë.

Këshilli i Ministrave ka bërë publik progres-raportin e ecurisë së projekteve vjetore të 2016 ku shihet se, ato që u dedikohen shërbimeve publik kanë ngecur në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Kryeministria shihet se projekti për përmirësimin e kanaleve të informimit të qytetarëve për shërbimet publike është realizuar zero për qind, teksa afati për finalizimin e këtij projekti ishte fundi i shkurtit të këtij viti.

Gjithashtu shihet se ka dështuar plotësisht edhe projekti për standardizimin e ofrimit të shërbimeve publike. Ky projekt, i cili duhet të kishte përfunduar më 2 qershor 2016 ka bërë zero progres, raporton Kryeministria.

Qeveria është duke shkuar drejt dështimit edhe për ngritjen e qendrës One Stop Shop për mbi 300 shërbime. Ky projekt që është programuar të finalizohej më 30 dhjetor 2016, ka bërë zero progres deri në fund të qershorit.

Projekti i vetëm në të cilin është bërë progres është shtimi i shërbimeve elektronike ne portalin qeveritar e-albania. Ky projekt, i cili ka një afat kompletimi fundin e këtij viti, është realizuar në masën 57 për qind deri në fund të qershorit.

Këtë vit është miratuar ligji i ri për mënyrën e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ligji merr në konsideratë krijimin e ADISA (Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara) në varësi të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Misioni i kësaj agjencie është ofrimi i shërbimeve publike nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët (front office) si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one-stop-shop) për shërbimet që kryhen nga institucionet dhe agjencitë e qeverisë qendrore dhe/ose të njësive të qeverisjes vendore sipas legjislacionit në fuqi ose marrëveshjeve përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.