🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,459 ▲ +0.63% ETH $2,059 ▲ +0.18% XRP $1.3151 ▼ -0.72% SOL $81.1500 ▲ +0.75%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qeveria dhe Kuvendi rrethohet nga Policia

eeePolicë nga gjithë rajonet e Kosovës tanimë janë në Prishtinë, ku numri më i madh i tyre ka rrethuar Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, simpatizantë të opozitës nga disa komuna janë nisur drejt Prishtinës për në protestën e orës 10:00, siç kanë thënë ata kundër marrëveshjeve të dëmshme, kundër qeverisjes antikushtetuese dhe kundër zgjedhjes se Thaçit president. Policia i ka vendosur mjetet e blinduara përballë protestuesve për të qenë në gjendje gatishmërie në rast të eskalimit të situatës.

Forca të shumta të policisë “blindojnë” Kuvendin

Dita e sotme pritet të jetë më e “nxehta” sa i përket zhvillimeve politike që do të ndodhin. Tashmë kanë mbetur edhe pak orë deri tek nisja e protestës së opozitës, dhe tri orë deri tek zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës. Momentalisht shihen vetëm një numër i madh i njësisë speciale te policisë se Kosovës brenda rrethojave tëkuvendit, kurse numri i protestuesve është shume i vogël të cilët do te protestojnë sot për te pamundësuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

A do të jetë Thaçi presidenti i parë që zgjedhet nën tymin e lotsjellësit?

Me një protestë të paralajmëruar për orën 10:00, opozita sot do të mundohet që ta parandalojë, siç thonë liderët e saj, kontrabandimit e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit president. Marrë parasysh se deputetët opozitarë kanë të drejtën e pjesëmarrjes në këtë seancë, Thaçi mund të jetë president i parë në botë që zgjedhet nën tymin e gazit lotsjellës.

Kryesia e Kuvendit ditë më parë paralajmëroi seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit sot në ora 11:00, në ndërkohë që një presion i madh kundër kësaj seancë është duke u përgatitur nga tabori opozitar, me aktivitete kundërshtuese brenda Kuvendit dhe protesta jashtë Kuvendit. Mbrëmë u pa një numër i shtuar që iu bashkuan opozitës, ndërkohë që Hashim Thaçi, pretendenti për president, bëri thirrje që simpatizantët e tij, në rast zgjedhjeje president, të rrinë dhe të festojnë nëpër shtëpitë e tyre për të evituar dhunën në rrugë. Thaçi, problemin nuk e ka vetëm me opozitën. Ai nuk i ka të sigurtë edhe votat e deputetëve të partisë me të cilën ka koalicion, LDK-së , si dhe Listës Serbe, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë koalicion. Megjithatë, Thaçi vazhdimisht ka thënë se marrëveshja e koalicionit do të zbatohet dhe ai do të bëhet president i Kosovës në mënyrë transparente dhe në bazë të afateve kushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.