☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.08 ▲2.74%
ARI 4,824 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,007 ▼ -4.38% ETH $2,189 ▼ -5.88% XRP $1.4631 ▼ -4.02% SOL $90.2700 ▼ -4.96%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Qeveria japoneze ndau grante për gjashtë projekte në Maqedoni

Gjashtë institucione nga Maqedonia sot nënshkruan marrëveshje për grant me Qeverinë japoneze në vlerë të përgjithshme prej 368.626 euro për projekte të cilat janë të orientuara ndaj përmirësimit të jetës së qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshjet janë të dedikuara për rehabilitimin e shkollave fillore “Shën Klimenti i Ohrit” në fshatin e Strugës Drasjallca dhe “Vuk Karaxhiq” në Kumanovë, për pajisimin e Rajonit planor të Pellagonisë me mekanizëm për parandalim nga vërshimet, pajisimi i Klinikës universitare për gastroenterohepatologji me aparaturë mjekësore, pajisjim i Njësisë së zjarrfikësve në Komunën e Velesit me automjet të ri të zjarrfikësve si dhe pajisim të Spitalit të përgjithshëm Ohër me automjet të ambulancës

Mjetet janë siguruar përmes Programit “Grant ndihme për mbështetjen e projekteve të vogla – GGP, të themeluar nga Qeveria e Japonisë”.

Tojokazu Kubota, ushtrues i detyrës ambasador në Ambasadën japoneze në Shkup në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve tha se kjo është shuma më e madhe në dhjetë vitet e fundit që është ndarë për GGP projekte në Maqedoni për një vit, njofton AIM.

Ky program në Maqedoni zbatohet në vitin 1996 dhe deri më tani janë realizuar mbi 100 projekte nëpër tërë shtetin me vlerë të përgjithshme prej rreth gjashtë milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.