☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
XRP $1.3510 ▲ +1.39%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria miraton rregulloren për personat me aftësi të kufizuara

Qeveria në detyrë miratoi sot Rregulloren e Komisionit që do të punojë për njohjen e statusit dhe të drejtave të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
Qeveria po ashtu miratoi lidhjen e marrëveshjes për për pensionet e të gjithë atyre që kanë punuar me herët në Kroaci.

“Nevoja për negocimin e kësaj marrëveshjeje është një obligim ligjor i dy vendeve, pasi që ka qytetarët të dy vendeve që kanë punuar më herët në këto vende. Andaj rrethanat kanë ndikuar që këta qytetarë të mos marrin pensionet. Andaj qytetarët që kanë punuar në Kroaci, do e marrin pensionin”, tha ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi.

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë u bë edhe shqyrtimi i projekt-udhëzimit administrativ për mallrat e liruara nga tarifa doganore, raporton Ekonomiaonline.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se ky udhëzim liron nga tarifa doganore produktet farmaceutike.

Qeveria ka miratuar edhe nismën për t’u anëtarësuar në organizatën ligjore për zhvillim ndërkombëtar- IDLO.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se gjatë muajve të ardhshme beson se Kosova do të anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare që selinë e ka në Itali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.