🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,711 ▲ +1.04% ETH $2,007 ▲ +1.04% XRP $1.3373 ▲ +1.04% SOL $82.7300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria serbe, mbledhje të jashtëzakonshme pas lirimit të Haradinajt

Qeveria e Serbisë ka caktuar një mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi kërkesa e Serbisë për ekstradim në Beograd u refuzua.
Në shtypin e Serbisë, ku pritej të ekstradohej kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruhet se “krimineli është në liri” dhe flitet për “një vendim të turpshëm të gjykatës së Francës për lirimin e vrasësit të serbëve”.

Dy prej mediumeve serbe më të vizituara, Blic dhe Telegraf, nuk e kane fshehur nervozën e tyre për lirimin e ish-komandatit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, nga Gjykata franceze në Colmar. Mediumi tjetër mjaft i vizituar, portali B92, duket të jetë më i rezervuar në akuza. Ky portal bën raportim thjeshtë gazetaresk pa hyrë në komente dhe akuza. Portali Blic, lajmin për lirimin e Haradinajt, e titullon “Krimineli në liri”. Më tutje raporton për tërë procesin ndaj Haradinajt në Francë. Portali tjeter nga Serbia, Telegraf, raporton me titull: “Fjalët e para të Haradinajt pas ‘lirimit skandaloz’ nuk kanë mundur të jenë më shumë provokative”. Telegraf kishte raportuar edhe në momentet e para të lajmit për lirimin e Haradinajt me titull: “Krimineli në liri: Vendimi i turpshëm i Gjykatës franceze, brohoritje “UÇK” para Gjykatës”

Ministria e Drejtësisë në Serbi tha se kishte fakte të reja për rastin Haradinaj, pavarësisht se ai ishte liruar dy herë nga Gjykata e Hagës. Pas këtij vendimi, pritet që qeveria të ketë një reagim, por autoritetet serbe nuk kanë të drejtë ankimimi në vendimin e Gjykatës së Kolmarit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.