☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.63 ▲7.31%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,713 ▼ -1.25% ETH $2,184 ▼ -1.34% XRP $1.3291 ▲ +0.05% SOL $81.9300 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Qeveria serbe: Shkarkimi i Jabllanoviqit për të dështuar bisedimet

Qëllimi kryesor i zhvillimeve të fundit në Kosovë është që serbët të braktisin negociatat dhe të dalin nga institucionet lokale. Kështu ka thënë drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve për Media në Qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihajloviq.

qeveria-serbe-shkarkimi-i-jabllanoviqit-p-euml-r-t-euml-d-euml-shtuar-bisedimet_hd“Prishtina nuk dëshiron një marrëveshje. Qëllimi i ekstremistëve shqiptarë është që serbët të lënë Qeverinë e Kosovës dhe ky të jetë një justifikim për të vazhduar rrugën sipas dëshirës së tyre”, tha për RTS-në, Mihajloviq.

Duke folur për seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Mihajloviq tha se pret hapa konkrete të OKB-së, pasi ata kanë mjete që do ta detyrojnë qeverinë në Prishtinë të përmbushin detyrimet, transmeton Telegrafi.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të raportojë ekskluzivisht për negociatat. Ai ndjeu se ishte e nevojshme që në raport të theksohet përmbushja e marrëveshjes që deri më tani është arritur në Bruksel. Në mënyrë të veçantë krijimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovës dhe Gjykatës Penale të Serbisë”, ka thënë Mihajloviq.

Mihaloviq ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë edhe problemin e Trepçës dhe largimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

“Kemi aktualizimin e Trepçës, prishjen e kishës së Krishtit Shpëtimtarit, ngritjen e çështjes së dëmeve të luftës… Të gjitha këto akte nuk shkojnë në relaksimin e marrëdhënieve”, tha Mihajloviq.

Ai shtoi se përfaqësuesit serb javën e ardhshme do të marrin një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen e mëtutjeshme në institucionet e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.