Politika

Rama: Bajpasi i Beratit gati në pranverë, lehtësim i shumëpritur i trafikut

Bajpasi i Beratit, një vepër e rëndësishme infrastrukturore pritet të përfundojë në pranverë, duke sjellë lehtësimin e trafikut në qytet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo vepër, që do të oforojë standarde më të mira infrastrukturore për qytetarët e turistët.

“Një tjetër vepër e rëndësishme infrastrukturore i shtohet qytetit turistik të Beratit. Bajpasi i madh, i cili këtë pranverë do të jetë gati, do të sjellë lehtësimin e shumëpritur të trafikut në qytetin e bardhë, që po tërheq çdo vit e më shumë turistë nga e gjithë bota”, tha Rama.

Ky investim zgjidh problemin e trafikut dhe ndotjen mjedisore në rrugën “Antipatrea”, si dhe lehtëson hyrjen dhe daljen nga qyteti i Beratit edhe për banorët e bashkisë Poliçan dhe Çorovodë.

Segmenti prej 4.2 kilometrash, nis në fillim të rrugës “Santa Lucia” (stadiumi i vjetër) dhe përfundon në kufi me bashkinë Poliçan (stacioni i fundit urban). Në kuadër të këtij investimi, do të ketë edhe një dalje të dedikuar për lagjen “Uznovë”.

Projekti është konceptuar sipas modeleve më të mira të infrastrukturës urbane, ku nuk mungojnë hapësirat për këmbësorët, rrugët dytësore si dhe korsitë e biçikletave.

Investimet që po kryhen në bashkinë e Beratit vitet e fundit do të kenë një ndikim të madh në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe t’i japin një hov të ri turizmit në qytetin e një mbi një dritareve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button