Politika

Rama: Burra, mos kini frikë nga protagonizmi i grave

Në ditën e 8 Marsit, kryeministri Edi Rama zgjodhi që së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, tu drejtohet burrave, duke u thënë se nuk duhet të kenë frikë nga protagonizimi i grave.

Bashkëshortja e kreut të qeverisë tha se gratë kanë nevojë për vëmendjen e shoqërisë, jo vetëm kur dhunohen.

“Sa më shumë vend gratë dhe vajzat të gjejnë në shoqëri, aq më mirë do të jetë për të gjithë, mbi të gjitha aq më mirë do të jetë për burrat. Nga lartësia e 198 cm të mia, unë mund t’i siguroj të gjithë burrat se sa më pak frikë të kenë nga protagonizmi i grave, aq më të mbrojtur dhe të sigurtë do të jenë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button