Politika

Rama: Derisa të jetoj unë, s’do arrijmë që gjermanët të vijnë si emigrantë në Shqipëri

Një intervistë dhënë gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, flet për arsyet e largimit të shqiptarëve, për egoizmin e shteteve të pasura të BE-së dhe imazhin e keq të kombit të tij. Duke folur për zhvillimin ekonomik të vendit Rama tha: “Nuk jam magjistar”. Ai tregoi se ndryshimet e vërteta kërkojnë kohë dhe “derisa të jetoj unë, ne nuk do të arrijmë që gjermanët të vijnë në Shqipëri, sepse shpresojnë në një jetë më të mirë. Udhëtimi do të shkojë përherë në drejtimin tjetër”. Rama i ka bërë thirrje Gjermanisë të investojë në arsimimin e shqiptarëve, sidomos përmes sistemit dual arsimor, duke iu mundësuar shqiptarëve mësimin e zanateve. Lidhur me krizën e refugjatëve në Europë, Rama akuzoi Bashkimin Europian. “Është e tmerrshme të shohësh se si disa vende të mëdha dhe të pasura po dështojnë t’i pranojnë refugjatët. BE sot duket si një federatë përplot me egoistë që mendojnë vetëm për kombet e tyre. Jo si familje me vlera të njëjta, e cila bashkëpunon”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button