Politika

Rama firmos dorëheqjen e Ilir Kernit

Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Ilir Kernit, nga posti i drejtorit të TKOB. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është firmos nga kryeministri Edi Rama.

Ilir Kerni dha dorëheqjen pak ditë më parë, duke mos bërë publike arsyet e këtij vendimi. Pas dorëheqjes artistët i kërkuan Kryeministrit Rama të mos e firmoste.

Peticioni u nënshkrua nga thuajse e gjithë trupa e baletit, operës, korit dhe orkestrës. Në apelin drejtuar Kryeministrit Edi Rama, ata theksonin se vazhdimësia e Ilir Kernit është garancia në luftën kundër nepotizmit, klientelizmit dhe padrejtësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button