“Ilir Meta e ka shkelur më shumë se sa njëherë Kushtetutën, ka kërkuar destabilizim të qeverisë duke mos dekretuar ministria, duke komentuar politikisht. Ai e përdor vulën si bombë për ta na hedhur në erë. Me zakon duhej shkarkuar qysh në ditën kur u hodh si raketë antiamerikane nga Pogradeci, nga tava e Faros drejt avioneve amerikano-shqiptare në Tiranë, por me ligj mund të shkarkohet vetëm pasi komisioni hetimor të kryejë detyrimin kushtetues të hetimit të fakteve. Ndryshe nga Ilir Meta që zgjidhi shembullin e forcës destruktive, ne kemi zgjedhur shembullin e ligjit”,- tha Rama.Por ndërsa fliste për vizitën e Metës në Tropojë ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Kongresmeni Eliot Engel” rrugës Gjakovë-Qafë Morinë-Tropojë, Rama përmendi edhe burgun e Spaçit.
“Sëmundja e vërtetë e këtij Kreu Shteti të futur në qorrsokakun e inatit pa krena është si ai te Dostojevski. Sipas Dostojevskit, sfida më e madhe për njeriun nuk është të mos gënjesh të tjerët, sfida më e madhe është të mos vetë gënjehesh. Ai se kupton më ku mbaron përjetimi i botës brenda kokës së vetë dhe ku fillon përjetimi jashtë rradakes së tij. Ai ia lejon vetes të ngatërrojë gjithë dynjanë, është njeriu që shkon në Tropojë dhe i duket se kalon nga burgu i Spaçit, reagon me shfaqje komike, por ky parlament s’mund t’ja lejojë dot më vetes të vazhdojë kështu”,- shtoi Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.