☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.45 ▼0.19%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,610 ▼ -0.32% ETH $1,920 ▲ +2.2% XRP $1.1128 ▲ +0.82% SOL $76.9100 ▼ -1.33%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.45 ▼0.19 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.45 ▼0.19 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Kosova duhet t’ia lërë topin në derë Serbisë

“Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë të njëanshme të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Europës, duke u thënë të gjitha vendeve të Europës, duke u thënë dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma, që ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrini firmën Serbisë. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë.” – tha në një intervistë me DW, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me pyetjen se si mund të zgjidhen raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Rama: Të gjitha i kam bërë nga interesi i Shqipërisë

I pyetur për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe etikimin e tij në Kosovë në forma shumë të ndryshme, nga vëllai i Vuçiçit deri tek akuza të rënda për bashkëpunim me Serbinë. Rama tha se i mirëkupton të gjitha etiketat që i janë vendosur “sepse burojnë nga arsye dhe nga shtyrje, shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe shumë të vrazhda të një kohe tejet, tejet dramatike, tragjike për popullin e Kosovës. Kështu që nuk i marr për të keq.”

Ai gjithashtu theksoi se “nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë dhe as nuk kam asnjë pishman për asgjë që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi i Shqipërisë.”

Raportet me Albin Kurtin

Lidhur me raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Rama tha “unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime që janë të pashmangshme në këndvështrime dhe këto dallime në këndvështrime i ndajmë në mënyrë shumë të hapur dhe shumë të drejtpërdrejtë, qoftë kur na ka rënë rasti të flasim ballë për ballë, qoftë edhe kur mbajmë qëndrime publike.”

Nga ana tjetër përtej këtyre raporteve Rama tha se në të gjitha aspektet e bashkëpunimit ndërshtetëror me Kosovën janë bërë përparime të mëdha dhe jemi duke punuar bashkarisht edhe për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë,

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.