Politika

Rama kundër Trump: Rrezik për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

Kryeministri Rama shpreson që në presidencialet e nëntorit të këtij viti në SHBA, të mos zgjidhet kandidati republikan Donald Trump. Në një intervistë për mediat në Kosovë, ku ndodhet i ftuar për ceremoninë e betimit të Hashim Thaçit si president, Rama e shikon si kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane zgjedhjen e miliarderit amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

“Mos e dashtë Zoti që Amerika të zgjedhë Trump për president, – ka thënë ai përballë gazetarit Baton Haxhiu. – Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe pa dyshim është kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do të ishte kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button