Rama: Luli kukull, mandati i tretë i PS-së nuk do e lërë Shqipërinë në duart e Metës, Berishës dhe Monikës
Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Fushata u çel nga sheshi “Skënderbej” duke respektuar masat antikovid. Nën tingujt e himnit kombëtar kënduar nga këngëtarja Vikena Kamenica, Partia Socialiste çeli fushatën për zgjedhjet e përgjithshme me pjesëmarrjen vetëm të kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet.
Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij për çeljen e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit ka deklaruar se mandati i tretë i PS-së do të jetë mandati i mbylljes së reformave të nisura.
Rama ndër të tjera është shprehur se me mandatin e tretë do të bëhet e mundur nisja e një drejtësie të re që nuk mund të bëhet me ato që nisen si në dasmë pa nuse.
Sipas tij PS-ja duhet të fitojë për të mos lënë Shqipërinë në duart e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit, pasi sipas tij Luli është një kukull e fjetur në duar e tyre.
“Ne nuk mund ti thërrasim njerëzit për ti vënë në rrezik dhe mbi të gjitha jo vetëm vëmë në rrezik ato që marrin pjesë por përhapim dhe mesazhin më të gabuar për të gjithë ato që na shikojnë. Dhe kur bëhet fjalë për një luftë mes jetës dhe vdekjes nuk do t’ja dijë se çfarë do të ndodhë. Mandati i tretë nuk është një inerci apo dëshirë për pushtet, nuk është për Partinë Socialiste dhe për ato që e përfaqësojnë PS-në si deputet ministra, apo si anëtarë të Këshillave bashkiakë. Mandati i tretë i PS-së është që Shqipëria të mos kthehet më kurrë më pas, sepse me këtë mandat ene i bëjmë të pakthyeshme reformat që janë rrugës.
Mandati i tretë i PS-së bën të pakthyeshme reformën në drejtësi, dhe ardhjen në fuqi të një drejtësisë së re, e kundërt do të thotë çuarja dëm e të gjithë këtyre sakrificave aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më. Mandati i tretë i PS-së do të thotë që prina të mos jetë më problem, dhe të futet më në fund në rrugën e futjes, të mos vihet më në diskutim, mandati i tretë i PS-së do të thotë që politika të mos bëjë dot më asgjë as mësuesve as mjekëve dhe as infermierëve që janë në një vend punë falë meritës së tyre.
E kundërta do të thotë rikthim pas dhe varja e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi dhe të gjithë asaj pjesë që është boshti i shtetit në mëshirën e rrotave të makinave që u mblodhën atje në një dasmë pa nuse.
Si mund tu jepet atyre një shans tjetër, mandati i tretë i PS-së është heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha Monika Kryemadhi të kenë një shans tjetër për të marrë zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre dhe pushtetit të tyre dhe të gjithë privilegjeve të tyre dhe kur vjen puna dhe Luli nuk ka si e merr një shans pasi Luli nuk është Luli, por është Saliu, Iliri dhe Monika, është një kukull një kukull që po nuk i tunde flen kur tundet hapin sytë dhe nxjerrin këngën në formë ninulle, është një kukull që ne e shohim, kur ikën nga ekrani është një kukull që fle në preherin e tre xhakajdurëve një arsye e fortë për PS-në”, ka thënë Rama.
Bilali mesazh shkodranëve: E kemi vetë në dorë për ta bërë Shkodrën ashtu si gjithë Shqipëria
Kandidatja e Partisë Socialiste e renditur e para në listën e qarkut të Shkodrës, Edona Bilali kërkoi sot që “ta lëmë prapa kohën e tifozllëkut politik, por tashmë t’i besojmë të ardhmen tonë dhe t’i japim një shans vetes, Partisë Socialiste dhe Edi Ramës”. “Kur më ftoi Edi Rama më tha: ‘Unë nuk dua që ti të bëhesh si Partia Socialiste, dua që Partia Socialiste të bëhet si ti’. Unë e pranova sfidën, sepse e dua Shkodrën dhe kam dashur prej kohësh që politika të ishte sjellë më mirë me Shkodrën. Këtu e kam fjalën edhe për PS-në, sepse edhe ajo ka pjesën e saj të borxhit me këtë qytet. Shkodra është unike, sepse ka pasurinë, ka mençurinë dhe është një qytet që ka plot histori. I ka të tëra: lumin, liqenin, detin edhe malin. Ndaj është koha që ne të punojmë si shkodranë edhe shqiptarë, jo më si demokratë dhe socialistë, ta lëmë prapa kohën e tifozllëkut politik, por tashmë t’i besojmë të ardhmen tonë dhe t’i japim një shans vetes, Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për t’u bërë edhe Shkodra si Vlora, si Korça, që janë qytete të transformuara dhe nuk njihen më me ato që ishin dje, qytete nga të cilat ne nuk na mungojnë asnjë gjë. Prandaj miqtë e mi shkodranë ju them kurajo, sepse e kemi vetë në dorë për ta bërë Shkodrën, të ardhmen tonë, ashtu si gjithë Shqipëria”, tha ajo.
Malaj: Çfarë është bërë në këto vite tregon se Rama dhe PS e çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër
Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj, deklaroi sot se, “çfarë është bërë në këto vite tregon se Edi Rama dhe Partia Socialiste mund ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër”. “Edi Rama më ftoi të bashkohesha në këtë skuadër, në fakt më ftoi për të përfaqësuar Tropojën time, Kukësin, Hasin. I kërkova vetëm një garanci, që ai ndryshim që kishte nisur në Tropojë, në Has, në Kukës, ku prej vitesh kalonin mes sherrit dhe tifozllëkut politik, do të vazhdojë përsëri. Ai ma garantoi këtë gjë edhe unë në fakt mjaftohem me fjalën e tij, sepse unë e di mjaft mirë se Edi është njeri i fjalës, por sidomos i punës. Unë kam shpresë se tropojanët dhe qarku i Kukësit në 25 prill do ta zgjedhin Edi Ramën, pikërisht se ai është njeri i punës dhe unë do t’ua kërkoj votën për të punuar për ta së bashku me Edi Ramën, me gjithë këtë skuadër njerëzish të punës. Unë ndihem me të vërtetë mirë”, tha Malaj.
Ndihem mirë, vijoi ai, “që jam pjesë e kësaj skuadre ku janë mbledhur bashkë eksperienca më e mirë e PS-së, por edhe energjia e plot të rinjve, jo thjesht në moshë, por në ambicien dhe pasionin për ndryshimin e mëtejshëm të vendit tonë. Çfarë është bërë në këto vite tregon se Edi Rama dhe Partia Socialiste mund ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër. Padyshim ka ende shumë për të bërë dhe le ta bëjmë së bashku, duke u bashkuar për punët e mira që i duhen Shqipërisë, që Shqipëria të bëhet e ardhmja e fëmijëve tanë”.
Krashi: PS meriton mandatin e tretë. Do ta bëjmë Shqipërinë, vendin e të gjithë shqiptarëve
Lavdrim Krashi, i cili kryeson listën e PS-së në Dibër deklaroi sot se, “të gjithë ne po të ndezim një dritë sado të vogël për këtë vend do të arrijmë që ta bëjmë Shqipërinë, vendin e të gjithë shqiptarëve”. “Ed Rama më kërkoi që të kthehem nga Anglia ku kam punuar dhe jetuar për më shumë se 25 vite e ku jam shumë i mirintegruar, e unë menjëherë iu drejtova bashkëshortes dhe dy fëmijëve të mi, djalit 22-vjeçar e vajzës 15-vjeçare. Nuk kishte kënaqësi më të madhe për mua kur të dy më thanë: ‘bëje babë, edhe ne duam që një ditë të jemi në Shqipëri’. E dimë të gjithë se sa bukur është ta thuash apo ta dëgjosh këtë që të thuhet, por në të njëjtën kohë e dimë se sa e vështirë është që Shqipëria jonë të bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Por siç thoshte Nënë Tereza jonë e madhe, ndiz një qiri në vend që të mallkosh errësirën”, tha ai. Unë jam këtu, vijoi Krashi, për të kontribuar modestisht për Dibrën dhe gjithë Shqipërinë, në mënyrë që edhe vendlindja ime, por edhe Shqipëria, të bëhet vendi ynë, e ardhmja e fëmijëve të saj. “E me këtë skuadër të fortë këtu do ta bëjmë gjithë Shqipërinë vendin për të gjithë ne. Me punë këmbëngulëse, duke besuar e mbështetur njëri-tjetrin, por mbi të gjitha duke ndihmuar Edi Ramën për të përballuar sfidat që ne i kemi përpara. Shqiptarët i kanë paguar haraçe shumë të mëdha atyre të tjerëve. Ata nuk e meritojnë një shans tjetër, në asnjë mënyrë, e Partia Socialiste meriton mandatin e tretë, sepse megjithë të metat e gabimet e saj, Partia Socialiste ka shumë për të ofruar për Shqipërinë tonë”, tha ai.
Nikolla: Votoni PS-në që të zhdukim pranverën e ardhshme dëmet e tërmetit
Lindita Nikolla, e para në listën e PS-së për qarkun e Lezhës, deklaroi se “25 prilli është i veçantë për Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, sepse duhet të vijojë dhe të përfundojë procesi i rindërtimit, ndaj malësorë, mirditorë, zadrimorë e lezhjanë e kurbinas. Votoni PS-në që të zhdukim pranverën e ardhshme dëmet e tërmetit. Të kemi shtëpi më të bukura e më të forta, shkolla të reja e me standarde, një qytet të ri si Laçi, e shumë transformime në Mirditë dhe në Lezhë”, tha Nikolla. “Është absolutisht emocionuese teksa sheh një skuadër kaq përfaqësuese të PS-së, me kaq shumë të rinj dhe të reja figura të spikatura. Nuk kanë spikatur në politikë, por duke shërbyer në mënyrë shembullore në shoqëri”, shtoi ajo. Nikolla theksoi se “jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj skuadra që do të ndërtojë Shqipërinë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë”.
Konomi: Votoni PS që transformimi i Beratit mos të ndalet
Hatixhe Konomi, kandidate e PS në Berat në fjalën e saj në tha se, “kur Edi Rama dhe PS do të merrte pushtetin do të merrte drejtimin e vendit, Berati ishte totalisht një qytet i izoluar. Ishte i izoluar, sepse e vetmja rrugë kryesore që e lidhte me pjesën më të madhe të vendit ishte totalisht e shkatërruar. Ishte një torturë e vërtetë. Prandaj Berati prej shumë kohësh nuk pati numrin e vizitorëve apo dhe të turistëve që priste”. “Ndërkohë që qyteti degradonte ditë për ditë, ne nuk e shihnin dorën e shtetit. Pa folur këtu për Kuçovën, për Urën Vajgurore, Poliçanin, apo Çorovodën”, u shpreh ajo. “Ndërkohë mund të themi që Berati vuajti dhe nga thundra e Ilir Metës, apo e LSI sepse na lanë që ne të trashëgonim një pushtet lokal, i cili ishte një pushtet fisnor, një pushtet i kushërinjve, i njerëzve të korruptuar dhe dembel”, tha ajo . Konomi shtoi se, “sot situata në Berat ka ndryshuar totalisht. Tashmë Berati është një kantier ndërtimi, është në një transformim rrënjësor që nuk duhet kurrsesi që të ndalet. Tashmë në Berat ka projekte të mëdha në infrastrukturë, të cilat do të kenë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë lokale të qytetit”. “Ndërkohë që turizmi është e ardhmja jonë”, tha Konomi, “disa sektorë shumë të rëndësishëm janë duke u zhvilluar me hapa galopantë, siç është hoteleria, siç është bujqësia, siç është agro-biznesi, agroturzimi, apo dhe agropërpunimi”.
“Jam krenare që i përkas një skuadre të tillë. Ne të gjithë kandidatët e Beratit premtojmë që më 25 prill, do t’i sjellim Kuvendit të Shqipërisë, 5 deputetë për një mandat të tretë të Edi Ramës dhe të PS”, tha ajo.
Zaka: Investimet e qeverisë në Korçë, katalizatorë për zhvillim rajonal ekonomik të vendit
Eni Zaka, kandidate e PS në Korçë në fjalën e saj në çelje të fushatës tha se, “ndihem krenare që jam pjesë e kësaj skuadre, sepse me punën e palodhur që ajo kryen ka bërë që Korça të jetë një qytet model por, gjithashtu edhe një nga destincionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri, jo vetëm për turistët vendas por edhe ata të huaj”.
“Nëse kthejmë kokën pas dhe shohim në një të shkuar jo shumë të largët, Korça që ka qenë dje nuk është Korça që është sot. Ato nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën”, u shpreh ajo.
“Ne me krenari na bën që ta themi me shumë vlera, falë investimeve të qeverisë në shumë projekte madhore siç është restaurimi i Pazarit të Korçës, siç është Muzeu i Artit Mesjetar, rindërtimi i Teatrit, maternitetit, por dhe shumë projekte të tjera që kanë ndikuar si katalizatorë për zhvillim rajonal ekonomik të vendit”, tha ajo.
“Këto investime kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e çdo qytetari të Korçës”, tha ajo.
“Ne kemi gjithashtu shumë fshatra modele turizmi siç është Voskopoja, Boboshtica, Dardha, por dhe shumë të tjera, që falë investimeve në infrastrukturë të qeverisë, kanë ndikuar në zhvillimin e të gjithë rajonit”, tha Zaka.
Çomo: Në PS kam parë njerëz që nuk kanë llafe po vetëm punë, që e çojnë atë deri në fund
Najada Çomo, e cila kryeson listën e PS-së në Tiranë u shpreh se, “të ftohesha të isha kandidate për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, sigurisht u ndjeva e vlerësuar dhe natyrisht e emocionuar që do të përfaqësoj një grup të madh njerëzish që punojnë ditë e natë për të shpëtuar jetët e personave që vuajnë nga COVID-19. E them e vlerësuar, sepse vlerësimi shkon për ata kolegë, për atë staf që është në krye të detyrës qoftë në spitale dhe kudo në Shqipëri”.
“Unë jam një nga ata që me angazhimin tim maksimal dhe qytetar do përfaqësoj të gjitha bluzat e bardha. Unë iu afrova skuadrës socialiste me Kryeministrin Rama, me Erionin, kolegë të tjerë që janë pjesë e asaj skuadre dhe natyrisht unë nuk jam politikane, jam profesioniste. Unë do të vazhdoj ta ushtroj profesionin tim për ta fituar betejën me kovidin dhe jo vetëm me të, por dhe me sëmundje të tjera. Do të jap maksimumin tim si qytetare për më të mirën në fushën shëndetësore”, u shpreh Çomo.
Ajo shtoi se, “jam bashkuar me bindje skuadrës socialiste për arsye se kam parë njerëz të palodhur, që i përballen sfidave, që nuk kanë llafe po kanë vetëm punë, që e çojnë atë deri në fund. Unë sot si pjesë e skuadrës socialiste nuk kërkoj ta marr votën për vete, por kërkoj që të votohet Ogerta, e cila ka qenë dhe është një grua që qoftë si drejtoreshë e QSUT-së, qoftë si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë një punë të palodhur duke dëgjuar me vëmendje të gjithë profesionistët e shëndetit”.
Bozo: Populli do bëjë zgjedhjen e duhur duke votuar PS, në të gjitha fushat ka patur vetëm përparime
Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, inxhinierja e njohur Luljeta Bozo tha sot se, “doja të flisja për popullin tonë që është një popull paqedashës, punëtorë dhe që di të bëjë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur. Është një popull i sakrificës dhe një popull me solidaritet të patreguar në rast fatkeqësish. Them që populli do të dijë ta bëjë zgjedhjen e duhur dhe të votojë patjetër Partinë Socialiste, sepse e di nga e nisi punën para 8 vitesh PS, çfarë arriti gjatë këtyre 8 viteve, që janë të dukshme, si u rrit niveli i jetesës, shërbimeve, arsimit. Në të gjitha fushat ka patur vetëm përparime”.
Bozo theksoi se, “duke parë çfarë është arritur të krijohet bindja se dhe në të ardhmen do kemi mundësi që me këtë forcë politike, që është shumë me vizion, progresiste që punon për njerëzit e thjeshtë, me këtë forcë ne patjetër do arrijmë reforma dhe ndryshime akoma më të mëdha nga çfarë është bërë gjatë këtyre viteve”.
“Gjithë program i PS është i bazuar në llogaritje shumë të sakta, bazohet në energjinë e pashtershme të rinisë dhe të grave tona, në energjinë e madhe që ka populli jonë dhe vesimin që ka në një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur. Jam e bindur që populli do bëj zgjedhjen e duhur për të votuar këtë forcë politike, e cila i ka vënë detyrë vetes të eleminoi dy sfida shumë të vështira që është pandemia, të bëjë gjithë vaksinimin e popullsisë që është një gjë shumë e madhe, se është shëndeti i pari, dhe e dyta, të shërojë gjithë plagët e tërmetit duke rilindur dhe njëherë nga e para Shqipërinë që u shkatërrua nga një forcë natyrore”, përfundoi Bozo.
Ekonomi: Me votën tuaj për PS jepni një votë për vete dhe familjen tuaj
Milva Ekonomi, e para në listën e PS-së për Durrësin, tha se “në këto zgjedhje padyshim që Rama do të vijë në Durrës me një projekt transformues siç erdhi në Vlorë”.
“Natyrisht që këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, sepse në këto zgjedhje vendoset e ardhmja e disa viteve për Shqipërinë. Fitorja e Partisë Socialiste do të thotë e nesërme për drejtësinë, e nesërme për ekonominë, e nesërme për shëndetësinë dhe për arsimin dhe padyshim e nesërme për rininë me më shumë punë dhe më shumë të ardhura ekonomike”, tha ajo.
Por nëse fitorja e Partisë Socialiste nuk do të ndodhë, Ekonomi tha se, “përballë nesh do të jenë ata që do të bëjnë dëmin e këtij vendi, sepse koha nuk pret, nuk mund të kthehet pas”.
“Ne kemi në Durrës një fat të jashtëzakonshëm si asnjëherë në këto 30 vjet. Në Durrësin tonë kandidon Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe në këto zgjedhje padyshim që Rama do të vijë në Durrës me një projekt transformues, siç erdhi në Vlorë, dhe për Durrësin do të ketë më shumë mundësi, do të ketë një zhvillim të ri dhe padyshim, durrsakët e mi do të dinë të çmojnë këtë rezultat, të japin më shumë mbështetje për PS-në dhe Kryeministrin Rama për të përfunduar rindërtimin, për të hequr çdo gjurmë të tërmetit”, tha Ekonomi.
Ajo bëri një apel të veçantë për të gjitha vajzat e Shijakut, Durrësit, Krujës dhe të gjithë Shqipërisë.
“PS ka bërë shumë për të gjitha nënat e reja, çdo bebe dhe fëmijë, për gratë kryefamiljare dhe gjyshet tona dhe do vazhdojë të bëjë shumë. Me votën tuaj për PS dhe Ramën jepni një votë për vete dhe familjen tuaj”, tha ajo.
Kushi: Elbasani dhe Shqipëria do të votojnë për njeriun e punës dhe skuadrën e përkushtuar për Shqipërinë
Kryesuesja e listës në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi tha se “Edi Rama ka energjinë, ka vullnetin, ka vizionin për të bërë Shqipërinë e të ardhmes dhe nuk tërhiqet asnjëherë”.
“Ftesën për t’u bërë pjesë e PS-së në qarkun e Elbasanit e mora 8 vite më parë, kur drejtoja me shumë pasion e dashuri Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Elbasanit. Në fillim hezitova gjatë, sepse nuk isha e bindur nëse duhet ta lija Fakultetin për politikën. Por në fund vendosa dhe i jam vërtetë mirënjohëse Edi Ramës për këmbënguljen, sepse jo vetëm jam ndier e dobishme për komunitetin që përfaqësoj duke dhënë kontributin tim modest, por jam shumë krenare që së bashku kemi arritur të bëjmë shumë për qytetin”, tha ajo.
Kushi tha se “as në ëndrrat më të bukura nuk e kisha menduar se në Elbasan vetëm në 7 vite e gjysmë do të bëhej më shumë sesa dhjetëra vite bashkë”.
“Po ashtu jam shumë e lumtur që ne kemi arritur të bëjmë më shumë për një kategori që e kam shumë për zemër, për nxënësit, mësuesit, studentët e pedagogët. Universiteti së fundmi ka hyrë në një fazë të re me Reformën për Arsimin e Lartë e kërkimin shkencor. Grave dhe vajzave këtu u them se keni përpara një sfidë të vështirë, të jashtëzakonshme, por ama të bukur. Nuk është aspak e lehtë, por keni privilegjin e lartë për t’i shërbyer njerëzve dhe Shqipërisë sonë”.
“Kryeministri ynë shpesh shkakton shumë debate, ka shumë adhurues, por ka edhe shumë kritikë, madje ka kundërshtarë të betuar. Ka gabimet e tij, të metat e tij, si çdo njeri, por për diçka biem të gjithë dakord, edhe ata, edhe pse s’e pranojnë: Edi Rama ka energjinë, ka vullnetin, ka vizionin për të bërë Shqipërinë e të ardhmes dhe nuk tërhiqet asnjëherë. Ky është vizioni, lidershipi që i duhet Shqipërisë së të ardhmes. Kam besim se Elbasani dhe Shqipëria do të votojnë për njeriun e punës dhe skuadrën e përkushtuar për Shqipërinë, dhe jo për një grup njerëzish që janë karta të djegura të së shkuarës”, tha ajo.
Resulaj: PS e ka bërë Vlorën pasqyrë të ndryshimit dhe të dëshirës për të jetuar e punuar
Pranvera Resulaj, e para në listën e PS-së në Vlorë tha se “të jem pjesë e skuadrës së Vlorës për mua është të jem pjesë e sfidës për të thyer rezultatin rekord që PS mori 4 vjet më parë në qarkun ku Edi Rama ka vënë vulën e transformimeve rrënjësore”.
“Vlora është krenari. Të thuash jam nga Vlora do të thotë të jesh nga vendi i Flamurit, por sot do të thotë të jesh nga vendi ku vota për PS dhe Edi Ramën ka dhënë shpresën, e ka rikthyer atë, e ka bërë Vlorën pasqyrë të ndryshimit dhe të dëshirës për të jetuar e punuar”, tha ajo.
Vlora nuk ndalet, nuk i jep askujt shancin për t’u kthyer pas. Askush nuk mund të ndihmojë të transformojmë të gjitha rezultatet që kemi arritur deri sot. Vlora nuk është më qyteti i mbushur me pluhur, vendi ku gjithkush do të largohet. Është vendi që ka kthyer histori për ata që duan të ndërtojnë. Vlora në 25 prill ka vetëm një adresë të vetme Edi Ramën dhe PS-në”, tha ajo.
Braçe: Do e çojmë deri në fund betejën për jetën, puna me nder dhe me zemër ka ndryshuar Shqipërinë
Erion Braçe, i cili kryeson listën e PS-së në Fier ndër të tjera është shprehur se Partia Socialiste është si shtëpia e tij, ku erdhi si djalë i ri ndërsa tani është bërë burrë.
Ndër të tjera Braçe kreun e qeverisë, Edi Ramën, e cilësoi si vëlla dhe si një punëtor, si të gjithë shqiptarët.
“Kur po hyja pak më parë, më shkoi mendja, zemra, shpirti tek të gjithë ata shqiptarë dhe të rinj që nuk ia dolën dot në një betejë që prej muajsh është betejë e secilit prej nesh. Shpirti i tyre të prehet në paqe! Ata nuk ia dolën por ne jemi këtu për t’i dalë edhe për ta”, tha Braçe.
Ai shtoi se, “do e çojmë deri në fund betejën për jetën. Një mandat nuk është një trofe, nuk është histori por një kontratë pune me secilin prej jush. Kjo është diferenca dhe diferenca vjen nga puna. Puna me nder dhe me zemër ka ndryshuar Shqipërinë. Kjo punë ka ndryshuar Fierin, Lushnjën, Mallakastrën, Roskovecin. Ne punën kemi, asgjë tjetër përveç saj. Thonë që është premtim i lodhur, por uji është jetë dhe shëndeti. Dhe shëndeti i parë”.
“Prandaj ujë 24 orë është e para punë që po bëjmë dhe do e çojmë deri në fund. Bujqit njerëzit e zakonshëm në Fier janë njerëzit tanë me të cilët ne punojmë. Janë ata që mbajtën Shqipërinë me ushqim. I përulem çdo bujku sot. Puna e mirë për bujqit, të ardhurat e tyre janë ekonomia e çdo familjeje atje. Janë ekonomia e çdo shqiptari kudo ku është. Projekti ynë i turizmit nga Shkumbini deri në Mifol është projekti që do i japë Shqipërisë sekretin e fundit të Adriatikut”, u shpreh ai.
Ai theksoi se, “nga Divjaka deri në Nifol nuk do tjetërsohet asnjë metër vijë bregdetare në shërbim të pushtetarëve apo presidentit siç më herët tjetërsuan Lalëzin, Qerretin. Të vijnë për të pushuar por kurrë për të tjetërsuar pronat. Nga 1 janari kemi në fuqi ligjin e ri që tokën në përdorim e kthen në pronësi dhe çdo bujk e bën pronar dhe zot të asaj toke. PS është shtëpia ime”.
“Kam hyrë djalë dhe jam burrë në atë shtëpi. Për të duhet të votoni, për PS. Edi Rama është një mik, një shok, për mua është një vëlla. Unë e çmoj shumë që më ka dhënë lirinë. Është një liri që e meriton çdo shqiptar, Edi Rama është një punëtor i zakonshëm si të gjithë ju. Kam një thirrje për Fierin që është ekonomia e dytë më e madhe e Shqipërisë dua votë për secilin nga Gramoz Ruçi, deri të Lindita Buxheli”, u shpreh Braçe.
Kumbaro: Rilindja Urbane, vizion që ktheu të 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër në destinacion dhe sinonim të turizmit
Mirela Kumbaro, kandidate e PS-së për qarkun Gjirokastër tha se, “si bijë libohovite dhe gjirokastrite kam kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës time duke udhëtuar dhe qëndruar në këto dy qytete. Nuk do harroj tetorin e vitit 2013 ku si ministër i Kulturës i qeverisë Rama e ndjeva Gjirokastrën gri, të ftohtë, ishte ora 3 e drekës dyert dhe dritaret ishin të mbyllura dhe nuk kishte njerëz në rrugë, kishte vetëm një hotel dhe asnjë restorant. Gjirokastra m’u duk e rëndë, e papërballueshme në trishtimin e saj, në rrënimin dhe harresën e saj”.
“Por ishte një vizion i vetmi që mund të më jepte shpresën jo vetëm mua, por gjithë skuadrës së Ministrisë së Kulturës dhe i gjithë qeverisjes, vizioni i rilindjes urbane dhe i Partisë Socialiste që mori mandatin për ta nxjerrë Shqipërinë nga harresa, Gjirokastrën, Libohovën. Rilindja Urbane ishte një vizion, një vizion që i ktheu të 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër në destiancion dhe sinonim të turizmit malor, kulturor dhe bujqësor. Se çfarë është sot Gjirokastra mund ta provoni në booking.com keni mbi 100 oferta akomoduese hoteliere të cilat erdhën jo vetëm falë investimeve financiare, por falë vizionit për ta transformuar dhe për t’i dhënë arsye djemve dhe vajzave qoftë nga Tirana, apo nga emigracioni, të vijnë të investojnë në turizëm dhe sporte malore, në ferma agroturistike”, tha Kumbaro.
“Sot Përmeti që dikur nuk kishte ujë që ndërkohë ishte mes ujërave , është një destinacion turistik I çdo fundjave dhe Tepelena është bukuroshja e fjetur por tashmë e zgjuar, me kalanë, bypass-in, fermat turistike në malësitë e saj. Të gjitha këto janë vizion, nuk janë thjesht projekte, janë vizioni i së ardhmes që nuk ka më shans të ndalet. Nga mandati i parë në të dytin vizitorët janë shtrirë tashmë në të gjithë fshatrat e qarkut tonë. Dua t’ju ftoj juve dhe gjithë ata që na dëgjojnë e para të kaloni fundjavat në qarkun tonë të Gjirokastrës, është një thesar ende i pazbuluar që ju pret. E dyta, të njoftoni, të nxisni, të inkurajoni çdo banor e qytetar që nuk ka alternativë më të mirë sesa PS dhe vizioni i saj”, përfundoi ajo.
Muzhaqi: Fitorja e PS është fitorja e brezit tim, që pakënaqësinë e tejkalojnë me punë
Bora Muzhaqi, kandidate e PS për qarkun Tiranë tha se, “aplikova në platformën “Deputeti që duam” dhe ndjehem e privilegjuar që mes mijëra të rinjsh dhe të rejash u përzgjodha për t’i përfaqësuar edhe ata. Fitorja e PS dhe e Edi Ramës është fitorja e brezit tim, e më të mirëve të këtij brezi, që pakënaqësinë e tejkalojnë me punë dhe jo me kafe, me angazhim, jo me llafe, me këmbëngulje dhe jo me qarje e sharje”.
“Jam e privilegjuar që jam mes grash të forta dhe shembullore, vajzash të denja dhe punëtore. Jam e privilegjuar që sot më jepet mundësia të jem krah Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, dy gra heroina në shërbim të njerëzve me dijet dhe dashurinë e tyre”,përfundoi ajo.