Ekonomia

BRUKSEL – Stoltenberg dhe Zelensky diskutojnë fundin e marrëveshjes së grurit përmes Detit të Zi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky diskutuan fundin e marrëveshjes së grurit nga Rusia dhe marrëdhëniet e Ukrainës me NATO-n gjatë një bisede telefonike dje në mbrëmje.

“Ne dënojmë fuqishëm përpjekjet e Moskës për të përdorur si armë ushqimin. Aleatët do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa duhet dhe pas Samitit të NATO-s, Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më pare”, tha Stoltenberg në Twitter. Zelensky tha gjithashtu në Twitter se ata diskutuan hapat për të mundësuar sërish transportin e grurit përmes Detit të Zi, dhe për ta garantuar atë në afat të gjatë.

Rusia i dha fund marrëveshjes ndërkombëtare të grurit të hënën, e cila i kishte lejuar Ukrainës të shiste rreth 33 milionë tonë grurë dhe ushqime jashtë vendit që nga vera e kaluar, pavarësisht pushtimit të vazhdueshëm rus në Ukrainë.

Marrëveshja nuk ishte vendimtare vetëm për ekonominë e Ukrainës, por edhe për zinxhirët globalë të furnizimit me ushqime. Që nga përfundimi i marrëveshjes, Moska ka sulmuar objektet e magazinimit të grurit në qytetin port të Odesës, një nga portet përmes të cilit Ukraina transportonte grurë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button