Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,545 ▼0.92%
DOW 45,765 ▼0.56%
NASDAQ 21,814 ▼1.25%
NAFTA 95.48 ▼0.07%
ARI 4,619 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,682 ▲ +0.48% ETH $2,123 ▲ +0.11% XRP $1.4370 ▼ -0.64% SOL $88.6400 ▲ +0.88%
S&P 500 6,545 ▼0.92 % DOW 45,765 ▼0.56 % NASDAQ 21,814 ▼1.25 % NAFTA 95.48 ▼0.07 % ARI 4,619 ▲0.28 % S&P 500 6,545 ▼0.92 % DOW 45,765 ▼0.56 % NASDAQ 21,814 ▼1.25 % NAFTA 95.48 ▼0.07 % ARI 4,619 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në Bernë: Zvicra një ndër donatorët më të mëdhenj të Shqipërisë

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Bernë, në kuadër të një vizite zyrtare, kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori shqiptar në Zvicër, Ilir Gjoni, zhvilluan një sërë takimesh, duke filluar nga Presidentja Leuthard, njëherësh ministre e Departamenti Federal të Mjedisit, Transportit, energjisë dhe komunikimit si dhe me personalitete të tjera nga qeveria zvicerane.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër, kjo është hera e parë që nga viti 1994 që kur një kryeministër shqiptar ndodhet për vizitë në Zvicër.

Marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve dhe situata në Ballkanin Perëndimor ishin në qendër të diskutimeve. Të dyja palët theksuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar për të forcuar lidhjet ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, të cilat janë rritur më shumë gjatë viteve të fundit.

Kryeministri Rama falënderoi Zvicrën për mbështetjen dhe përkujdesjen e treguar ndaj emigrantëve shqiptarë, numri i të cilëve është rreth 250 mijë.

“Për Shqipërinë, Zvicra aktualisht është ndër vendet më të mëdha donatore bilaterale”, tha Rama.
Gjatë takimit që u mbajt sot u nënshkruan edhe dy marrëveshje me një shumë prej 10 milionë franga për projekte në fushën e formimit profesional dhe decentralizimit.

Diskutimet u përqëndruan gjithashtu në reformën gjyqësore, i cili gjithashtu synon të përmirësojë klimën e investimeve në Shqipëri, bashkëpunimin në migrimit, bashkëpunimit policor dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Delegacioni zviceran shprehu shqetësim rreth tensioneve dhe krizave në rajon. Presidentja zvicerane Leuthard vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe theksoi se sa e rëndësishme ishte për sytë e Zvicrës që Tirana vazhdon të veprojë si ndërmjetës, duke ju referuar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.