Politika

Rama në Gjykatën e Lartë- Koha për një betejë të paepur kundër shpifjeve

Kryeministri Edi Rama u paraqit të hënën, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, para Gjykatës së Lartë, ku nisi seanca e parë e gjykimit të kërkesë-padisë për shpifje ndaj deputetit, të PD-së, Arben Ristani.

Kryeministri-Edi-Rama5Kryeministri Rama, duke folur për mediat pas daljes nga Gjykata e Lartë, i konsideroi pretendimet e deputetit Ristani, shpifje që helmojnë publikun. “Nuk njoh akuza me emër partie, njoh akuzues që jetojnë si shpifës profesionist”, tha Rama.

Për këtë arsye, Kryeministri Rama deklaroi se është koha që të gjithë së bashku të bëjmë një betejë të paepur kundër kësaj historie shpifjesh që vazhdon prej vitesh, kundër kësaj politike që jeton me shpifje dhe çorodit opinionin duke turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët edhe në sytë e opinionit ndërkombëtar”, u shpreh Rama.

Unë vetë, theksoi ai, do të bëj gjithçka kam në dorë për të dhënë një kontribut të frytshëm në këtë betejë mes Europës e mesjetës, mes të ardhmes e të shkuarës mes forcash e individësh që e shikojnë politikën për të bërë mirë, e forcash dhe individësh që politikën e shikojnë si mundësi për të përfituar e për të bërë keq.

Rama u akuza pak javë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Paloka, dhe deputeti Ristani për lidhje me bandat.

Ndërkohë, deputeti demokrat Arben Ristani, i paditur për deklaratat e tij për kriminalizmin e Kuvendit, kërkoi që kryeministri Edi Rama të tërheqë padinë pasi deklaratat që ka bërë nuk kanë qenë personale, por një qëndrim i Partisë Demokratike.

“Kemi dokumente publike, zyrtare si marrëveshja e dekriminalizimit ku me kërkesën e vendosmërinë e PD-së dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë u arrit të firmosej një marrëveshje për dekriminalizimin e Parlamentit dhe administratës. Kemi edhe një qëndrim zyrtar të SHBA-ve, ku i kërkohet kryeministrit të vazhdojë dekriminalizmin e institucioneve publike e Parlamentit”, tha Ristani, pas seancës së zhvillaur në Gjykatën e lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button