Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.62 ▼0.97%
ARI 4,673 ▲1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,322 ▲ +0.91% ETH $2,138 ▼ -0.86% XRP $1.4443 ▼ -0.32% SOL $89.1500 ▲ +0.23%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.62 ▼0.97 % ARI 4,673 ▲1.45 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.62 ▼0.97 % ARI 4,673 ▲1.45 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama, në Malin e Zi. Mbledhje e përbashkët e qeverive në tetor

Afrimi i Malit të Zi në NATO dhe mbështetja që Shqipëria i ka dhënë këtij procesi, ka sjellë që mes dy vendeve, në 4 muajt e fundit të intensifikohen takimet në nivel ministrash, kryeministrash e deri presidentësh.

Këtë herë ishte radha e kryeministrit Edi Rama, që të udhëtonte në Podgoricë, ku u takua me homologun e tij malazez, Dushko Markoviç.

Bashkë me të ishte edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ktheu vizitën homologut të tij Sërgjan Darmanoviç, i cili vetëm 3 muaj më parë vizitoi Tiranën.

Në përfundim të takimit, në një konferencë të përbashkët për shtyp dy kryeministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, të cilat gjithsesi kanë nevojë për më shumë impulse.

E për këtë arsye, ata ranë dakord që në tetor të këtij viti, dy qeveritë të mbajnë një mbledhje të përbashkët. Mbledhje, e cila do të zhvillohet në Shkodër dhe në fokus të saj do të ketë thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.