🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.84 ▲0.84%
ARI 4,404 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,006 ▲ +0.06% ETH $1,915 ▼ -0.16% XRP $1.0321 ▼ -0.63% SOL $76.5600 ▲ +0.8%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.84 ▲0.84 % ARI 4,404 ▲0.09 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.84 ▲0.84 % ARI 4,404 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
10 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama në Seul, takime me gjigantët koreanë të teknologjisë dhe inovacionit

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Koreja e Jugut, ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të kompanive më të mëdha koreano-jugore të teknologjisë, industrisë dhe inovacionit, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se është takuar me drejtues të disa prej korporatave më të njohura aziatike, mes tyre LG Group, Kia Corporation dhe Lotte Group.

“Në takime me disa nga kolosët e industrisë koreano-jugore; LG Group, KIA Corporation, LOTTE GROUP”, shkroi Rama, duke theksuar interesin për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë strategjikë si teknologjia, industria automobilistike, turizmi dhe zhvillimi ekonomik.

Gjatë vizitës në Seul, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë gjithashtu në një dialog ekskluziv me liderë të rajonit Azi-Paqësor (APAC), ku pritet të diskutohen sfidat globale ekonomike, inovacioni teknologjik dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Më herët, Kryeministri Rama zhvilloi edhe një takim me homologun e tij koreano-jugor, Kim Min-seok. Në fokus të bisedimeve mes dy delegacioneve ishte rritja e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes dy vendeve, si edhe partneriteti në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Palët diskutuan mundësitë për tërheqjen e investimeve koreano-jugore në Shqipëri, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që lidhen me transformimin digjital dhe zhvillimin ekonomik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.