☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,638 ▲2.02%
DOW 46,595 ▲2.23%
NASDAQ 22,125 ▲2.21%
NAFTA 89.91 ▼8.47%
ARI 4,488 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +3.66% ETH $2,174 ▲ +4.66% XRP $1.4480 ▲ +3.64% SOL $91.2300 ▲ +4.66%
S&P 500 6,638 ▲2.02 % DOW 46,595 ▲2.23 % NASDAQ 22,125 ▲2.21 % NAFTA 89.91 ▼8.47 % ARI 4,488 ▼1.9 % S&P 500 6,638 ▲2.02 % DOW 46,595 ▲2.23 % NASDAQ 22,125 ▲2.21 % NAFTA 89.91 ▼8.47 % ARI 4,488 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në Singapor, ftesë biznesmenëve të investojnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Singapor ka ftuar biznesmenët lokale që të investojnë në Shqipëri.

Në takimin e zhvilluar, Rama ka prezantuar fushat ku Shqipëria përbën një potencial të mundshëm investimesh, duke e vënë theksin tek burimet natyrore, turizmi, agro-përpunimi, etj.

“Së pari ne kemi energjinë. Jemi një vend me fuqi të madhe hidro-energjitike. Gjithashtu, vendi ynë është i pasur me naftë onshore dhe në të po kalon linja e re Transadriatike e gazit. Jemi një vend ku besojmë se më herët sesa vonë gazi do të jetë i rëndësishëm. Shqipëria është edhe një vend i pasur me minerale.

Ne po shohim shumë investime në këtë sektor. Duke u bazuar në çmimet e reja të kromit po shohim mundësi reale për investime të mëtejshme.

Edhe turizmi po zhvillohet vit pas viti, ndërkohë që bujqësia dhe sektori i agro-përpunimit po ashtu mund të jenë fitimprurëse për disa arsye të thjeshta: tokë pjellore dhe e përshtatshme, burime të bollshme ujore dhe kushte klimatike optimale.

Industria përpunuese është një sektor tjetër ku po shohim zhvillime dhe ku jemi të sigurt se mund të bëhet më shumë në nivele të ndryshme, falë taksimit të lirë të sektorit dhe mbështetjes së ofruar nga qeveria”, ka thënë Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.