Zgjedhjet lokale 2015

Rama në Tepelenë, prezanton Tërmet Peçin: Rruga drejt rimëkëmbjes është e hapur

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paraditen e së hënës në Tepelenë kandidatin e së majtës për bashkinë e këtij qyteti, kryetarin aktual Tërmet Peçi.

Në fjalën e tij në këtë takim elektoral, Rama ka shprehur besimin e tij tek zhvillimi ekonomik i Tepelenës, që sipas tij, ishte penguar nga pushteti i kaluar “armiqësor”.

“Besoj fort tek potenciali i madh për zhvillimin ekonomik. Ka 18 muaj që Tepelena po merr frymë, pasi ka qenë e izoluar nga pushteti armiqësor. Ky qytet mbeti i braktisur, por nuk e braktisi kurrë kauzën e socialistëve”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë u ka premtuar banorëve të pranishëm se pushteti i ri do të investojë për ta kthyer Tepelenën në një destinacion turistik.

“Bulevardi i Tepelenës do të shtrohet me gurë dhe do t’u kthehet qytetarëve. Ne do ta bëjmë Tepelenën qytet turistik. Rruga drejt rimëkëmbjes është e hapur”, ka shtuar Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button